Aktakuzë ndaj avokatit që mashtroi klienten duke ia marrë 10 mijë euro

Është ngritur aktakuzë ndaj një avokati, me dyshimin se ka mashtruar klienten e tij se do ta përfundonte procesin gjyqësor dhe ndalimin policor kundër saj, duke ia marrë 10 mijë euro. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, sot, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit I.R., […]

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, sot, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit I.R., për shkak të veprës penale ‘’Mashtrimi’’, nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 2017/2018, i pandehuri I.R., duke ushtruar funksionin e avokatit, me veprim të drejtpërdrejtë dhe me qëllim të përfitimit pasuror ka mashtruar të dëmtuarën M.B., në atë mënyrë që duke i fsheh faktet, e ka vënë në lajthim, se ndaj saj nuk do të paraqitet kërkesë për paraburgim, duke e mashtruar se do ta përfundojë procesin gjyqësor dhe ndalimin policor kundër saj, për një rast që e kishte pasur në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe se procesi gjyqësor do të përfundonte në mënyrë pozitive dhe ajo do të lirohej, me ç’rast për këtë si kundërshpërblim nga e dëmtuara kishte marrë 10,000 euro”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale, si dhe ndaj tij të shqiptojë edhe dënimin plotësues – Ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?