Aksioni në veri, kërkohen vrasësit e Zymberit dhe Ivanoviqit

Mëngjesin e sotëm, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore, dhe duket si e i njëjti është duke vazhduar ende. Edhe pse nga Policia e Kosovës ende askush nuk pranon të prononcohet, burime të KosovaPress thonë se përpos të kërkuarve për krim të organizuar, po kërkohen edhe disa […]
Edhe pse nga Policia e Kosovës ende askush nuk pranon të prononcohet, burime të KosovaPress thonë se përpos të kërkuarve për krim të organizuar, po kërkohen edhe disa persona të dyshuar për disa ngjarje të tjera.
Sipas informacioneve të para, ky aksion lidhet edhe me vrasjen e policit Enver Zymberi dhe atë të ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Mësohet se deri më tani janë dhjetëra të arrestuar.
Ndërkohë, alarmi që fton serbët për tubime të jashtëzakonshme është lëshuar edhe në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.












