Aksidenti me kamion në Gjilan, ngrihet aktakuzë ndaj shoferit dhe pronarit

Aksidenti me kamion në Gjilan, ngrihet aktakuzë ndaj shoferit dhe pronarit

Prokuroria Themelore e Gjilanit ja bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj shoferit të kamionit i cili në muajin mars kishte shkaktuar aksident trafiku ku një person kishte mbetur i vdekur e dhjetëra tjerë të lënduar. Po ashtu aktakuzë është ngritur edhe ndaj V.T si pronar i kompanisë “Vev Group”, pasi i njëjti thuhet […]

Një aksident trafiku që kishte ndodhur të enjten e 7 marsit në Gjilan kishte tronditur tërë vendin. Në pamundësi për të frenuar, shoferi i kamionit që ishte duke transportuar ujë, kishte shkaktuar aksident zingjiror ku përveç dëmeve të mëdha që kishte shkaktuar, nga ky aksident pati mbetur i vdekur një person e dhjetëra të tjerë të lënduar.

Prokuroria Themelore e Gjilanit të hënën ka ngritur aktakuzë ndaj shoferit të kamionit si dhe pronarit të kompanisë.

“Si pasojë e këtij aksidenti, përvec dëmeve të mëdha materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar 17 (shtatëmbëdhjetë) persona, lëndime të rënda trupore 4 (katër) persona, ndërsa lëndime të natyrës vdekjeprurëse u shkaktohen të ndjerëve Q.Ç. dhe F.I. Në këtë mënyrë, i pandehuri M.A., ka kryer veprën penale, ‘’Rrezikim i trafikut publik’’ nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin  6 dhe  1 të  KPRK-së. Ndërsa, i pandehuri V.T., si person përgjegjës i kompanisë “VEV GROUP” Sh.p.k. – Prishtinë, ka qenë i vetëdijshëm se pasoja e ndaluar mund të shkaktohet si rezultat i veprimit apo mosveprimit të tij, mirëpo nga neglizhenca për mbikëqyrje të detyruar, ka lejuar vozitësin e tij, tani të pandehurin M.A., që të dalë në qarkullim – rrugë publike regjionale, për të kryer punë për kompaninë, me automjet transportues, i cili ka qenë i paregjistruar dhe teknikisht i parregulluar, me ç’rast si pasojë e këtyre lëshimeve, është shkaktuar aksident trafiku”, theksohet në komunikatën e Prokurorisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?