Akil Gjakova kthehet pa medalje nga Baku

Xhudisiti kosovar, Akil Gjakova nuk ka arritur të fitojë ndonjë medalje në ”Grand Slamin” e Bakusë, por ka fituar pikë Olimpike. Në çerekfinale ai u mposht nga kundërshtari izraelit, Tohar Butbul, duke humbur mundësinë për të fituar medaljen e argjendtë dhe të artën, transmeton Periskopi. Ai pastaj pati mundësinë të luftonte për medaljen e bronztë […]
Xhudisiti kosovar, Akil Gjakova nuk ka arritur të fitojë ndonjë medalje në ”Grand Slamin” e Bakusë, por ka fituar pikë Olimpike.
Në çerekfinale ai u mposht nga kundërshtari izraelit, Tohar Butbul, duke humbur mundësinë për të fituar medaljen e argjendtë dhe të artën, transmeton Periskopi.

Ai pastaj pati mundësinë të luftonte për medaljen e bronztë përmes Rispasazh.
Fillimisht, ai nisi gjithçka mirë dhe e mposhti xhudistin nga Moldavia, Victor Sterpu, por nuk arriti të fitojë edhe luftën e fundit, për të rrëmbyer këtë medalje.
Ai u mund me ippon nga Rustam Arujov, duke humbur kështu mundësinë që ta mbyll garën me medalje. /Periskopi.com/