A do të ketë tërmet pas reshjeve të shumta të shiut në Maqedoni? Ja çka thonë sizmologët

A do të ketë tërmet pas reshjeve të shumta të shiut në Maqedoni? Ja çka thonë sizmologët

Koincidencë apo jo, në vitin 2016, pas reshjeve të shumta të shiut dhe vërshimeve në Hasanbeg, u paraqitën një seri tërmetesh në Maqedoni. Por sa mund që lëkundjet e tashme të tokës të jenë nxitur nga reshjet jo të pakta të shiut ditëve të fundit?! Nga Instituti Sizmologjik në Shkup thonë se pavarësisht tentimeve të […]

Por sa mund që lëkundjet e tashme të tokës të jenë nxitur nga reshjet jo të pakta të shiut ditëve të fundit?!

Nga Instituti Sizmologjik në Shkup thonë se pavarësisht tentimeve të shkencëtarëve për të ndërlidhur shirat dhe vërshimet me tërmetet, një gjë e tillë ende nuk është vërtetuar.

Sipas tyre, shkenca ende nuk ka arritur që saktë të parashikojë paraqitjen e tërmeteve.

“Vazhdimisht bëhen hulumtime që të shihet lidhshmëria apo nëse ka lidhshmëri mes reshjeve të shiut apo vërshimeve me tërmetet. Deri në këtë moment shkenca nuk e ka thënë fjalën e fundit, megjithatë, ajo që mund të thuhet është se shkencëtarë të ndryshëm dhe institute të ndryshme tentojnë që të hulumtojnë se a ka lidhshmëri mes këtyre dy dukurive- deklaroi Radmilla Shaliq” Udhëheqëse e sektorit për rrezik dhe menaxhim me katastrofat.

Megjithatë, sipas Sektorit për rrezik dhe menaxhim me katastrofa pranë Institutit Sizmologjik, territori i Maqedonisë së Veriut ka pesë zona me rrezikshmëri më të lartë për paraqitjen e tërmeteve.

Sipas hulumtimeve të fundit ndërkombëtare, zona e Shkupit, Dibrës, Ohrit, Pehçevës dhe Vallandovës janë zonat me rrezikshmëri permanente për paraqitjen e tërmeteve.

Duhet të gjithë të tregojmë se Maqedonia gjendet në pjesën jugore të Evropës e cila karakterizohet me rrezikshmëri më të lartë nga tërmetet, apo thënë ndryshe ka rrezikshmëri më të lartë për paraqitjen e tërmeteve për dallim nga pjesë tjetër e kontinentit. Tërmetet janë dukuri natyrore, ne nuk mund ta parandalojmë shfaqjen e tyre por mund të mësohemi se si të jetojmë me ta” shtoi Radmilla Shaliq – Udhëheqëse e sektorit për rrezik dhe menaxhim me katastrofat

Nga Instituti Sizmologjik thonë se në pamundësi për të parashikuar tërmetet, analizat bazohen në tërmetet që kanë ndodhur në të kaluarën.

Hartat e përpiluara janë bërë në suaza të procedurës për ndërtim, me qëllim që të merren masat preventive për të zvogëluar pasojat e lëkundjeve të mundshme të tokës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?