5 këshilla për të motivuar adoleshentët për të studiuar

5 këshilla për të motivuar adoleshentët për të studiuar

Koha kalon dhe adoleshentët e kanë gjithmonë e më të vështirë për t’u fokusuar në studime. Mënyra kryesore për t’i motivuar adoleshentët për të studiuar është duke ju mësuar atyre rëndësinë e dijes, dhe kjo gjë mund të ndodhë duke ju dhënë punë që ata pëlqejnë t’i bëjnë. Kjo mund të funksionojë edhe me studimet. Më […]

Koha kalon dhe adoleshentët e kanë gjithmonë e më të vështirë për t’u fokusuar në studime. Mënyra kryesore për t’i motivuar adoleshentët për të studiuar është duke ju mësuar atyre rëndësinë e dijes, dhe kjo gjë mund të ndodhë duke ju dhënë punë që ata pëlqejnë t’i bëjnë. Kjo mund të funksionojë edhe me studimet. Më poshtë mund të lexoni 5 mënyra se si mund t’i motivoni adoleshentët për të studiuar.

1. Të flisni me ta

Adoleshentët janë tepër të ndjeshëm dhe pikë së pari duhet të kuptoni botën e tyre. Është e rëndësishme të flisni me ta dhe t’i dëgjoni. Për më tepër t’i mbështesni. Mbase adoleshentët kanë vështirësi për t’ju kuptuar ose diçka i shqetëson në shkollë. Pra, duhet të mundoheni t’i kuptoni dhe më vonë të zgjidhni problemin që mund të jetë duke e shqetësuar adoleshentin.

2. Fillimi:

Adoleshentët shpesh mund të lodhen nga një ditë e gjatë dhe janë tepër dembelë, prandaj t’i kërkosh që të studiojë nuk ka për ta ndihmuar. Duhet të uleni me të, duke e ndihmuar në çdo problem ose si fillim t’i jepni disa quize që mund t’i zgjidhë, në mënyrë që truri i tij të futet në punë, por pa mbingarkesë.

3. Debati nuk do ta ndihmojë, por diskutimi po

Adoleshentët siç e kemi shkruar më sipër janë tepër të ndjeshëm dhe debati nuk ka për ta ndihmuar që të studiojë, por që të heqë dorë. Edhe në qoftë se ai nuk i zgjidh mirë ushtrimet ose ka vështirësi, mos u nevrikosni, por kini durim dhe nxiteni të provojë sërish. Edhe në qoftë se adoleshenti përsëri nuk dëshiron të studiojë ndihmojeni të kuptojë pse është e rëndësishme dhe diskutoni me të, deri sa të arrini që ta bindni.

4. Filloni me hapa të vegjël

Nuk duhet ta nxisni adoleshentin të fillojë me hapa të mëdhenj. Mësojeni t’i hedhë hapat një nga një duke filluar nga gjërat themelore dhe më të thjeshta. Mësojeni që pasi ia arrin një qëllimi të krijojë një tjetër akoma më të madh. Kjo jo vetëm do ta ndihmojë në studime, por edhe në jetë.

5. Zhvilloni kreativitetin e tyre

Nuk duhet të fokusoheni vetëm në lëndë themelore, duke lënë mënjanë kreativitetin. Duhet ta lini adoleshentin të zhvillojnë mendimin e tij krijues. Nxiteni të përdorë imagjinatën dhe fantazinë. Lëreni të lirë t’i zgjedhë vetë pasionet e tij.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar