19 të arrestuar, armë e para të konfiskuara – Rezultatet e aksionit në veri (Video)

19 të arrestuar, armë e para të konfiskuara – Rezultatet e aksionit në veri (Video)

Prokuroria e Kosovës bashkë me Inspekoratin dhe Policinë, në një konferencë për media kanë bërë me dije të gjitha detajet e aksionit të sotëm në veri të vendit. Prokurori Sylë Hoxha ka thënë se hetimi i këtij rasti ka filluar para një viti, shkruan Periskopi. “Ju njofotoj se Prokuroria ka filluar hetimin qysh në vitin […]

Prokuroria e Kosovës bashkë me Inspekoratin dhe Policinë, në një konferencë për media kanë bërë me dije të gjitha detajet e aksionit të sotëm në veri të vendit.

Prokurori Sylë Hoxha ka thënë se hetimi i këtij rasti ka filluar para një viti, shkruan Periskopi.

“Ju njofotoj se Prokuroria ka filluar hetimin qysh në vitin e kaluar  kanë fillu procedurat për krim të orgaznizuar, kontrbandim, marrje e ryshfetit  dhënie e ryshfetit. Gjatë kësaj periudhe Prokuroria ka bashkëpunuar me hetusit e Inspektoriat të Policisë se Kosovës  dhe me policinë duke kryer shumë veprime”, tha Syla.

Gjatë një viti hetimiHoxha  ka treguar se kanë mbledhur fakte për këta persona që janë, eprorë e zyrtarë të Policisë.

“Prokuroria ka dëgjuar edhe dëshmitra gjatë këtij investimi  një vjeçar dhe në fund ka parashtruar kërkesën në Gjykaten Themelore në Prishtine. Në mesin e këtyre të dyshuarve ka epror dhe zyrtar të policisë si serb, shqiptar, boshnjak si dhe qyetar të cilët i kanë kryer veprimet e tyre për kontrabandim”, tha Hoxha.

Ndërkohë, Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradie Kelmendi, ka bërë me dije se pas një viti hetimesh, është ndërmarrë ky aksion dhe ka dhënë detaje lidhur me lokacionet që janë bastisur dhe arrestimn e punonjësve të Policisë së Kosovës.

“Inspektorati Policor i Kosovës pas rreth një viti të hetimeve të autorizuara nga Prokurori në bashkëpunim me Policinë ka realizuar këtë urdhëresë për arrestim. Punonjësit e Policisë të arrestuar, dyshohen për kontrabandim me mallra, dhënia e ryshfetit, etj. Janë bastisur 12 lokacione, Janë arrestuar 19 punonjës të Policisë së Kosovës, 11 të nacionalitetit serbë, 4 të nacionalitetit shqiptarë dhe 4 të nacionalitetit boshnjak. Janë konfiskuar armë, pajisje teknologjike dhe një sasi parash. Hetimet do të vazhdojnë edhe më tutje, janë ndaluar për 48 orë, si pjesë e procedurës administrative janë suspenduar nga detyra”, ka thënë ajo, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se ky ka qenë një operacion mjaft i sukseshëm, përkundër vështirësive që janë hasur gjatë zbatimit të tij.

“Operacioni është kryer pa probleme, përvec pjesës së komunës së Zubin Potokut, pasi Policia ka hasur në një pritë me gjuajtje me armë. Kemi dhënë urdhër për angazhimin e njësive elite të policisë që kemi. Kemi dhënë urdhër për eliminin e barrikadave dhe të depërtojmë në Zubin Potok për të arritur në lokacionet që kemi pasë sipas urdhër arrestit. Tri lëndime kanë qenë në përpjekje për të hequr barrikadat në rrugë. Mund të them si një konkludim i përgjithshëm se operacioni ka qenë mjaft i suksesshëm. Operacioni është zhvilluar me mjaft sukses, nuk kemi pasë të lënduar rëndë”, ka thënë Qalaj./Periskopi/

https://www.facebook.com/981226585245257/videos/640371573095878/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?