10 milionë euro hua nga BERZH-i për ujërat e zeza në Gjilan

10 milionë euro hua nga BERZH-i për ujërat e zeza në Gjilan

Impianti i ri i trajtimit të ujërave të zeza i financuar nga BERZH-i do të ndërtohet në qytetin e Gjilanit dhe do të përmirësojë standardet e kanalizimit për mbi 100 mijë qytetarë dhe do të ndihmojë në reduktimin e ndotjes së lumenjve të Kosovës. Sot në Sarajevë gjatë mbledhjes vjetore dhe forumit biznesor të BERZH-it, […]

Impianti i ri i trajtimit të ujërave të zeza i financuar nga BERZH-i do të ndërtohet në qytetin e Gjilanit dhe do të përmirësojë standardet e kanalizimit për mbi 100 mijë qytetarë dhe do të ndihmojë në reduktimin e ndotjes së lumenjve të Kosovës.

Sot në Sarajevë gjatë mbledhjes vjetore dhe forumit biznesor të BERZH-it, Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti dhe Ministri i Financave i Kosovës, Bedri Hamza nënshkruan një marrëveshje për një hua prej 10 milionë eurosh për kompaninë rajonale të ujësjellësit Hidromorava – ndërmarrje shtetërore e shërbimeve publike.

Gjeni hua me norma të ulëta interesi. Aplikoni duke përdorur vetëm numrin tuaj të telefonit! Shikoni Eksperten.com për të marrë hua para shpejt.

Projekti do të përfshijë ndërtimin e një impianti të ri të trajtimit të ujërave të zeza si dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Gjilan dhe komunitetet fqinje. Projekti do të bashkë-financohet me një kredi sovrane të Bankës Evropiane të Investimeve deri në 10 milionë euro. Një grant i BE-së nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (ËBIF) do të mbështesë përgatitjen dhe zbatimin e projektit.

Kosova vuan nga mungesa e investimeve të konsiderueshme në infrastrukturën e ujit dhe ujërave të zeza. Në Gjilan, shumë industri shkarkojnë mbeturina të patrajtuara direkt në rrjedhat dhe degët e lumenjve Morava dhe Mirusha, të cilat përfundimisht derdhen në Danub, ndërsa familjet në zonat rurale shkarkojnë ujërat e zeza direkt në përrenj.Projekti do të lidhë së paku 3,000 shtëpi në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza dhe do të përmirësojë dukshëm standardet e kanalizimeve për më shumë se 100 mijë qytetarë të rajonit të Gjilanit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?