Vuçiq thyen vezët e kuqe me Mogherinin: Atë ditë që hiqet taksa, të nesërmen vazhdojmë dialogun (Video)

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka takuar në Bruksel kryediplomaten evropiane, Federica Mogherini, të cilës i ka thënë se ‘dialogu me Prishtinën rifillon në momentin që Prishtina e heq taksën”. Në një video të publikuar nga mediat serbe, shihet se si Vuçiq dhe Mogherini, thyejnë vezët me ngjyrë që kishin në duar (meqë sot është Festa […]
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka takuar në Bruksel kryediplomaten evropiane, Federica Mogherini, të cilës i ka thënë se ‘dialogu me Prishtinën rifillon në momentin që Prishtina e heq taksën”.
Në një video të publikuar nga mediat serbe, shihet se si Vuçiq dhe Mogherini, thyejnë vezët me ngjyrë që kishin në duar (meqë sot është Festa e Pashkëve Ortodokse).
“Kishim një bisedë të këndshme, duket se të gjithë pajtohemi që është e rëndësishme të vazhdohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne thamë se në momentin që të hiqet taksa, jemi të gatshëm të nesërmen të vazhdojmë dialogut prandaj vazhdimi i tij, nuk varet nga ne (Serbia), ka thënë Vuçiq.
Cila është simbolika e vezëve të kuqe?
Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit. Vezët lyhen të enjten e javës së pashkës dhe thyhen të shtunën , në meshën e madhe kur kremtohet ngjallja e Krishtit, besimtarët thyejnë vezët me njëri-tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen. Por vezët thyhen dhe këmbehen edhe në familje mes pjestarëve të saj. Ndërsa buka e pashkës, e cila ka shije te ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë, të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve .
Mbi të vendoset veza e kuqe një tjetër simbolikë është e kesaj feste është edhe marrja e flakës nga Tryeza e Shenjtë që iu jepet besimtarëve dhe simbolizon flakën që del çdo vit nga varri i Krishtit në Jeruzalem ditën e Pashkëve, flakë e cila merret dhe shpërndahet nëpër kisha të vendeve të ndryshme. Pjesë e tryezës së festimit të Pashkës është mishi i qingjit që simbolizon Jezu Krishtin, i cili si qingj erdhi në therrtore, duke u sakrifikuar për mëkatet e njerëzve . Atmosferën e Pashkës besimtarët e shprehin duke uruar “Gëzuar për shumë vjet Pashkët”, por ajo që shpreh më shumë frymën e periudhës së Pashkës është përshëndetja “Krishtit u ngjall” dhe si përgjigje ka “Vërtet u ngjall”./Periskopi/












