Haradinaj: Evropa bëri foto me ne, por na i mori krejt punët tona në Bruksel

Kryeministri Ramush Haradinaj sot gjatë takimit me strukturat e AAK’së në Ferizaj ka thënë se Evropa ia ka marrë gjitha temat madhore në tavolinën e tyre, pa e lënë Kosovën të jetë Zot shtëpie për punët e saj, raporton Periskopi. Kryeministri thotë se nuk është gjithçka në një fotografi që populli mund të shohë. ‘’Në […]
Kryeministri thotë se nuk është gjithçka në një fotografi që populli mund të shohë.
‘’Në të kaluarën është menduar, se besimi se si na beson bota, janë fotografitë. Kur ti del në foto me presidentin Trump ose me kancelaren Merkel, ose me dikënd tjetër… fotografi që është 5 sekonda punë. Edhe me atë ne jemi munduar me ju bindë se cdo gjë është në rregull. Por nuk ka qenë krejt ashtu. Ju e shihni, kanë qëllu krejt temat tona me na i marrë prej Kosovës e me shku me i vendos… Jo më ne me vendos, nuk jemi më Zot shtëpie në Kosovë. Por për temat e Kosovës, ne me shku në Bruksel e atje me u dashtë aprovimi i krejtve derisa të thuhet po. Për diçka të Kosovës. Fotografitë i kanë bërë me neve por në fund s’na kanë lënë neve me vendos për punët tona’’, ka shtuar ai.
Tutje Haradinaj ka thënë se këtë casje e kanë ndryshuar gradualisht ndaj Kosovës, pa e prishur miqësinë.
‘’ Na i kanë marrë krejt punët tona të mëdha dhe na i kanë dërgu dikund tjetër me u vendos pasi na si me qenë ende pa i bë 18 vjet, ose si me qenë me mungesa. Këtë casje e kemi ndryshu gradualisht, pa e prishë muhabetin. Së fundmi kemi mbërri me i siguru partnerët tanë, Amerikën evropianët. Pra krejt punët tona do të kryhen në Kosovë, nga populli e njerëzit e Kosovës e për të tjerat që lidhen me Serbinë e fqinjtë tjerë, po aty jemi gjithë bashkë. Pra ne duhet të trajtohemi si çdo vend tjetër’’, ka thënë Haradinaj’’./PERISKOPI/












