E thotë Beqiri: Dikush i ri në LDK nuk mund të zgjidhet kryetar para ndokujt me më shumë përvojë

E thotë Beqiri: Dikush i ri në LDK nuk mund të zgjidhet kryetar para ndokujt me më shumë përvojë

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, nuk ka dashur të komentojë për kandidaturën e mundshme të Isa Mustafës për të udhëhequr edhe një mandat me këtë parti. “Nuk është momenti të themi për askënd sepse edhe Isa Mustafa e ka thënë se do ta shpalosë qëndrimin e tij para ose në Kuvendin Zgjedhor”. “Isa […]

“Nuk është momenti të themi për askënd sepse edhe Isa Mustafa e ka thënë se do ta shpalosë qëndrimin e tij para ose në Kuvendin Zgjedhor”.

“Isa Mustafa po bën mirë dhe të tjerët do të duhej të kurseheshin aq sa munden sepse deklarimet tona mund të shkaktojnë ndarje se kush me kë është. Nëse duhet të ndahet vota se kush kë e mbështet atëherë mendoj se vendi i duhur është kutia”.

Beqiri në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur edhe për gjeneratën e re në Lidhjen Demokratike të Kosovës duke thënë se kjo gjeneratë nuk mund të përjashtohet nga gara për të parin e partisë.

Megjithatë, sipas tij, nuk mund të mendohet se dikush i ri në LDK mund ta udhëheqë partinë para dikujt që ka më shumë përvojë.

“Njeriut në secilën punë që është i duhet edhe përvoja. Piloti që sot diplomon nuk mund ta drejtojë avionin si ai që e drejton që 20 vjet”.

“Kjo nuk nënkupton që përjashtohet ai që ka dëshirë dhe ka ardhur tash në LDK, por është nonsens të mendohet kështu”.

“Do të ishte gabim i madh dhe tregon që ai personalitet e ka huqur fare nëse mendon që edhe pse nuk ka qenë në struktura dhe mendon që mund ta drejtojë LDK-në kur ka një armatë të tërë në këtë parti me njerëz me përvojë dhe dije”.

“LDK gjithmonë e ka pasë dhe e ka derën e hapur për të rinjtë. LDK-ja brenda strukturës ka edhe të rinj, të reja dhe gra të zonja”.

Por, a do të kandidojë Ismet Beqiri sërish për postin e Sekretarit të Përgjithshëm në LDK apo këtë herë synon ‘kryetarllëkun’?

“Edhe në proceset zgjedhore edhe kur kam qenë në zgjedhjet lokale dhe qendrore besoj që e kanë parë qytetarët që e kam vënë gjithmonë interesin e partisë para interesit tim personal”.

“Kemi edhe të tillë që shihen fillimisht në pasqyrë dhe thonë se ‘jam më i miri’ dhe pastaj mendojnë për partinë, por unë nuk e kam pasë dhe nuk e kam këtë qasje”.

“Nëse vendos kryetari i partisë dhe struktura që të jem Sekretar i Përgjithshëm do ta pranoj. Nëse vendos për diçka tjetër, nuk është koha të flasim as për pozicionin aktual dhe pozicionet tjera”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?