Zyrtari amerikan: S’ka vija të kuqe, Kosova e Serbia mund të flasin për kufijtë

Zyrtari amerikan: S’ka vija të kuqe, Kosova e Serbia mund të flasin për kufijtë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur edhe një herë kërkesën e tyre që Qeveria e Kosovës ta suspendojë ose ta heqë përkohësisht tarifën e vendosur ndaj mallrave serbe dhe boshnjake në mënyrë që të rinisë procesi i bisedimeve me Serbinë. Gazeta Express të hënën ka biseduar me një zyrtar të qeverisë amerikane i cili […]

Gazeta Express të hënën ka biseduar me një zyrtar të qeverisë amerikane i cili ka sqaruar edhe çështje tjera aktuale si atë se a kërcënuan amerikanët me largim të ushtarëve nga kampi Bondsteel për shkak se Qeveria po refuzon ta heqë taksën, për investimin e administratës së Trumpit në bisedime, për atë se cilat janë vijat e kuqe të Amerikës në negociata, brenda çfarë afati duhet të arrihet marrëveshja, për kërkesën që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe mundësinë që e gjithë kjo situatë ta çojë vendin në zgjedhje.

Amerikanët janë duke zhvilluar një aktivitet të dendur diplomatik në përpjekje për ta bindur Kosovën që të hapë rrugë për të rifilluar bisedimet me palën serbe. Të hënën, nga Shkupi një diplomat amerikan, Philip Reeker, i cili së shpejti do të marrë postin e ndihmësekrearit të shtetit për Europë dhe Eurazi ka bërë thirrje që Kosova ta heqë menjëherë tarifën dhe të ulet të bisedojë pa kushte. Këtë qëndrim e kishin bërë të qartë edhe dy zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë të cilët takuan autoritetet kosovare javën që shkoi.

Nga Amerika së shpejti pritet të vijë edhe një vizitor i nivelit të lartë, Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale i cili do t’i përforcojë këto mesazhe.

Të hënën Gazeta Express ka biseduar me një zyrtar të qeverisë amerikane i cili duke komentuar refuzimin e Kryeministrit Haradinaj ka kërkuar që tarifa të hiqet përkohësisht në mënyrë që të fillojnë bisedimet. Ai po ashtu ka kërkuar edhe nga Serbia hapa konstruktivë për këtë proces.

I pyetur nëse ka ndonjë afat të prerë se kur duhet të merret ky vendim nga Qeveria e Kosovës, zyrtari amerikan ka thënë se nuk ka një të tillë.

“S’ka afat, sa më parë që suspendohet tarifa dhe të fillojë dialogu aq më mirë”, ka thënë ai.

Pas vizitës së dy zyrtarëve të lartë amerikanë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Earth dhe Brad Berkley,  në Prishtinë,  në media u raportua gjerësisht se “njerëzit e Trumpit” kanë kërcënuar Kosovën se nëse nuk hiqet taksa Amerika mund t’i tërheqë ushtarët nga Kosova.

“Ata nuk kërcënuar se do të largohemi”, thotë  zyrtari amerikan, derisa potencon se politikat e SHBA’ve nuk do të ndryshojnë.

Sido që të jetë, ai pohon se largimi i trupave nga Siria është përmendur në takimet e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë në kontekst të ndryshimit të dinamikave në politikën botërore.

I pyetur nëse bllokada aktuale politike në Kosovë rreth tarifës dhe dialogun me Serbinë mund ta çojë vendin në zgjedhje, zyrtari amerikan thotë se kjo u takon politikanëve dhe qytetarëve që të vendosin.

“Nuk dua të them asgjë për zgjedhjet, u takon politikanëve dhe qytetarëve të vendosin” thotë ai.

Zyrtari amerikan thotë se SHBA’të janë të vendosura për ta çuar më tutje dialogun me Serbinë, madje duke e përmendur edhe një afat për marrëveshjen me Serbinë. Ai thotë se ky afat është 31 dhjetori i këtij viti.

Bashkëbiseduesi i Gazetës thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndonjë vijë të kuqe për atë se çfarë do të bisedojnë palët. Madje, sipas tij, nuk do të ketë kufizime as për çështjen e territorit.

“Pozicioni ynë është se nuk ka vija të kuqe. Ne nuk themi se nuk duhet të diskutohet çështja e shkëmbimit të territoreve. Disa qeveri evropiane e thonë këtë”, thotë ai.

Me këtë fjali zyrtari i qeverisë amerikane lë të kuptohet edhe për dallimet që i kanë SHBA’të dhe disa shtetet pjesë e QUINT’it rreth dialogut. Por, ai thotë se të gjithë pajtohen që dialogu duhet të vazhdojë.

Derisa siguron se SHBA’të janë fuqishëm të involvuar në proces, ky zyrtar përmend disa herë letrën e Presidentit Trump.

Sipas tij, SHBA’të në këtë fazë nuk mbështesin ndonjë konferencë ndërkombëtare, por bisedimet e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ai po ashtu përjashton mundësinë që nënshkrimi të ndodhë brenda Shtëpisë së Bardhë, por rithekson se Trumpi i ka ftuar Thaçin e Vuçiqin atje për ta festuar fitoren.

Ndërkohë, rreth akuzave në skenën politike se agjendën e bisedimeve po e shtyn Presidenti Hashim Thaçi, zyrtari amerikan nuk ka folur shumë rreth kësaj. Komenti i tij vetëm për këtë ishte: “Për këtë pyeteni z. Thaçi”.

Ai ka insistuar se SHBA’të ia kanë bërë me dije Vuçiqit se e kërkojnë njohjen e Kosovës nga ky proces, ndërkohë që refuzon të flasë se cilat janë kompromiset që duhet t’i bëjë Kosova për këtë.

Zyrtari amerikan disa herë ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së Rusisë, duke thënë se kjo nuk do t’i sillte  ndonjë të mirë procesit të bisedimeve.

Duke iu referuar kundërshtimeve të Haradinajt, zyrtari amerikan  është kujdesur disa herë të theksoj se “është gabim të mendohet se vazhdimi i bisedimeve çon në shkëmbim të territoreve”. Ai ka hedhur poshtë mundësinë që Thaçi e Vuçiq tashmë të kenë arritur ndonjë marrëveshje, ndërkohë që ka komentuar “planin 22 pikësh”  që ka qarkulluar ditë më parë në media duke thënë se ka parë shumë letra të tilla. Ky zyrtar ka thënë se SHBA’të i marrin seriozisht paralajmërimet për destabilizim të rajonit që mund ta nxisë ndryshimi i kufijve.

Por, çka nëse ndodh një skenar i tillë që do të mund të përfshinte trazira për shkak të kundërshtimit për çështjen e kufijve te shumica e partive politike dhe për faktin se ndonjë pjesë e popullatës do të mund të mbetej jashtë kufijve, zyrtari amerikan thotë se “ne do të jemi këtu, jemi pjesë e KFOR’it që është këtu” për të siguruar stabilitetin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?