Zjarr në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shqipëri

Bodrumi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shqipëri është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme – raporton Periskopi. Por, Policia bëri të ditur se nga zjarri është dëmtuar vetëm një stabilizator energjie. “Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë […]
Por, Policia bëri të ditur se nga zjarri është dëmtuar vetëm një stabilizator energjie.
“Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike. Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet”, u bë e ditur në një njoftim të Policisë.
Po ashtu u tha se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht.












