Zeka: Të gjithë na rrejtën se do të liberalizohen vizat

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë bërë një varg kritikash ndaj ministres së Integrimeve Evropian, Dhurata Hoxha, për mos zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), që ka rezultuar me humbjen e dhjetëra miliona eurove nga Bashkimi Evropian. Milaim Zeka ka thënë se […]
Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane kanë bërë një varg kritikash ndaj ministres së Integrimeve Evropian, Dhurata Hoxha, për mos zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), që ka rezultuar me humbjen e dhjetëra miliona eurove nga Bashkimi Evropian.
Milaim Zeka ka thënë se ka pasur mjaft gënjeshtra për vizat.
“Të gjithë kanë rrejt se do të bëhet liberalizimi, dhe vendimi për vizat është vendim politik dhe ka me qenë vendim politik. 20 deputetë jemi me akuza dhe nuk i ngritet një deputeti aktakuza për hakmarrje politike. Organet e drejtësisë janë të zhytura na krim skajshmërisht”, tha Zeka./Periskopi/












