ZBULOHET: Princi Charles mori para të majme nga Rusia për bamirësitë e tij

Një shoqatë bamirësie e udhëhequr nga Princi Charles [i cili kishte vizituar edhe Kosovën vite më parë] mori donacione nga një kompani që përdorej për të kanalizuar para të majme nga Rusia në një skemë që është nën hetim nga prokurorët, zbulon gazeta The Guardian në një hulumtim ekskluziv, përkthen Periskopi. Qarkullimi i parave përmes […]
Një shoqatë bamirësie e udhëhequr nga Princi Charles [i cili kishte vizituar edhe Kosovën vite më parë] mori donacione nga një kompani që përdorej për të kanalizuar para të majme nga Rusia në një skemë që është nën hetim nga prokurorët, zbulon gazeta The Guardian në një hulumtim ekskluziv, përkthen Periskopi.
Qarkullimi i parave përmes rrjeteve që përfshinin keshin që mund të lidhet me disa prej mashtrimeve më të mëdha nën presidencën e Vladimir Putinit.

Në total, vlerësohet se janë derdhur 4,6 miliardë dollarë në Evropë dhe në ShBA përmes rrjeteve të lidhura me Rusinë, nga 70 kompani offshore me llogari në Lituani.
Detajet janë nxjerrur nga 1,3 milionë transaksione bankare të fituara nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe një uebfaqeje lituaneze.
Të shpërndara me partnerët medialë, përfshirë The Guardian, të dhënat paraqesin një prej rrjedhjeve më të mëdha bankare të të gjitha kohëve.
Nuk dihet nëse pranuesit e këtyre parave të majme e dinin për prejardhjen e parave.












