Zbatimi i gjuhës shqipe në Maqedoni nis me gabime

Zbatimi i gjuhës shqipe në Maqedoni nis me gabime

​ Themelimi i Agjencisë dhe Inspektoratit që do të inspektojnë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ende nuk ka përfunduar në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që disa institucione kanë vendosur të ndryshojnë mbishkrimet por tek të njëjtat, përkthimi në gjuhën shqipe është shoqëruar me gabime në emrin e shtetit, në përdorimin e disa shkronjave […]

Të kontaktuar nga ALSAT, nga ky institucion nuk pati përgjigje se kush ka bërë përkthimin e mbishkrimit dhe nëse do të këtë përgjegjësi për lëshimet e bëra.

Nga qeveria e Maqedonisë thonë se janë të përkushtuar për zbatimin e përpikte të gjuhës duke shprehur se me themelimin e dy institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit, do të evitohen edhe gabimet gjuhësore.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka themeluar dy grupe pune, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve, si për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës ashtu edhe për zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga ligji për përdorimin e gjuhëve. Ligji për përdorimin e gjuhëve qartë thekson se parashihen dënime për institucionet që nuk do të respektojnë këtë ligj”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë.

Sipas Profesorit universitar Salajdin Saliu, institucionet nuk duhet të nxitojnë të ndryshojnë tabelat, pa u konsoliduar institucionet, themelimi i të cilave parashikohet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Mendoj se gjithçka që bëhet gabim është e përshpejtuar dhe mendoj se duhet të kemi shumë kujdes, sepse sigurisht kjo krijon edhe një lloj reagimi edhe tek opinion publik. Mua me vjen mirë, që edhe mediat, të cilat shpesh edhe dinë ta teprojnë, kur është çështja e gjuhësh gjithmonë janë tepër të ndjeshme dhe luajnë rol shumë pozitiv. Kështu që besoj se gjithsesi, para se të ndryshohen këto tabela, çdokund ku duhet të futët gjuha shqipe dhe deri sa të konsolidohen institucionet që do ta mbrojnë, është mirë që të ketë një lloj bashkëpunimi dhe një lloj konsultimi edhe më njerëzit e profesionit dhe veçmas me katedrat”, u shpreh Salajdin Saliu, profesor universitar.

Për moszbatimin e drejt të dispozitave të ligjit, neni 22 parashikon dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionin dhe 30 për qind të vlerës për drejtuesin e institucionit.

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve është zgjedhur Ylber Sela ndërsa institucioni që ai do të drejtoj pritet të kompletohet me ekspertë të fushës së gjuhës. Agjenci do të ketë në dispozicion një buxhet prej 1.7 milion euro.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?