Vuçiq për Reuters: Dështimi i marrëveshjes me Kosovën, rrezik që rajoni të shpërthejë

Çdo ditë e humbur mund të krijojë kushte të cilat mund ta hedhin rajon në zjarr. Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në një intervistë për Reuters, përcjell Periskopi. “Edhe vendet perëndimore që mbështesin Prishtinën e dinë këtë”, citohet Vuçiq nga Reutrers. Vuçiq ka thënë se Serbia ‘ka shumë vija të kuqe” mirëpo nuk […]
Çdo ditë e humbur mund të krijojë kushte të cilat mund ta hedhin rajon në zjarr. Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në një intervistë për Reuters, përcjell Periskopi.
“Edhe vendet perëndimore që mbështesin Prishtinën e dinë këtë”, citohet Vuçiq nga Reutrers.
Vuçiq ka thënë se Serbia ‘ka shumë vija të kuqe” mirëpo nuk i përmend shpesh ato, për siç thotë ai, ‘në mënyrë që të mos shkatërrohen mundësitë për bisedime’.
“Nuk do të dëshiroja të flisja për vija të kuqe, sepse bisedimet po bëhen të pamundura nëse flasim ashtu. Kemi shumë për të bërë dhe nuk jemi fare afër një marrëveshje me Prishtinë. Momentalisht, nuk ka asgjë të re”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.
Vuçiq thotë se ai nuk do të dëshironte të shkatërroheshin mundësitë për bisedime.
Vuçiq në intervistë për Reuters, thotë se pret që ‘Gjermania dhe Franca ta qartësojnë më shumë praninë e tyre në Ballkan në të ardhmen”.
“Mendoj se Kancelarja Merkel e di shumë mirë lidhur me rreziqet që mund të dalin për parandalimin e paqes në Evropë, mendoj se duhet ta shohim një iniciativë të tyre në një të ardhme të afërt”, ka thënë Vuçiq, përcjell Periskopi.
Vuçiq ka thënë se e ardhmja evropiane e Serbisë, varet nga bisedimet me Prishtinën dhe me atë se ‘a do të jemi të gatshëm të arrijmë ndonjë marrëveshje një ditë”.
“Përndryshe, askush nuk do të na lejojë të hyjmë në BE. Populli serb duhet ta dijë këtë. Duhet të bëhemi fer me popullin tonë”, ka thënë ai./Periskopi












