A është kjo një shenjë që dialogu mund të vazhdojë edhe pa u hequr taksa. Vuçiq: Në prill po presim një lëvizje

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka folur pas takimit që ka pasur mbrëmë vonë me të deleguarit e kancelares gjermane Angela Merkel, shkruan Blici serb, përcjell Periskopi. Ai ka thënë se ‘nuk po shihet se është afër okha kur mund të arrihet marrëveshja me Kosovën’. Vuçiq ka thënë se ‘nuk beson edhe që Prishtina do t’i […]
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka folur pas takimit që ka pasur mbrëmë vonë me të deleguarit e kancelares gjermane Angela Merkel, shkruan Blici serb, përcjell Periskopi.
Ai ka thënë se ‘nuk po shihet se është afër okha kur mund të arrihet marrëveshja me Kosovën’.
Vuçiq ka thënë se ‘nuk beson edhe që Prishtina do t’i heq tarifat ndaj mallrave serbe edhe pse ka folur me zyrtarët gjermanë për këtë temë por edhe për Platformën për dialog të miartuar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës’.
“Ata më kanë thënë se kanë kërkuar nga Prishtina që menjëherë ta heqin taksën por unë nuk pres se do të ndodh diçka e tillë. Pres që në prill të ketë një përpjekje, një lëvizje nga ana e Bashkimit Evropian që të ndryshojnë gjërat”, ka thënë Vuçiq, përcjell Periskopi.
“Ne po kërkojnë arritjen e një kompromisi dhe një marrëveshjeje por kur dikush nuk e dëshiron këtë, atëherë bën sjellje çfare saktësisht po i bën Prishtina tani”, ka thënë ai./Periskopi/












