Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën, me mijëra vite drite larg

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për Kosovën dhe sipas tij situata në të është e vështirë, ndërsa ka shtuar se arritja e marrëveshjes me Kosovën është e zorshme dhe me mijëra vite drite larg. “Disa kanë dashur që të mos respektohet Marrëveshja e Brukselit, pastaj i vendosën taksat, pastaj dëgjuam se të gjithë […]
“Disa kanë dashur që të mos respektohet Marrëveshja e Brukselit, pastaj i vendosën taksat, pastaj dëgjuam se të gjithë liderët e Kosovës janë kundër kufizimit dhe ata kështu duan të thonë se politika e tyre është që vetëm e gjithë Kosova mund të jetë e pavarur”, citon rts të ketë thënë Vuçiqi.
Ai ka shtuar se është krenar me popullin serb në Kosovë.
“E kam lutur këtë popull që të mos shkojë në Ushtrinë e Kosovës sepse qëllimi është dëbimi i serbëve nga Kosova”, ka thënë Vuçiq, shkruan Koha.
Sipas interpretimit të medieve serbe Vuçiqi ka theksuar se pas ngjarjeve që kanë ndodhur ditëve të fundit në Prishtinë, Tiranë dhe në botë, por edhe në Beograd, kanë treguar se sa të drejtë ka pasur kur ka thënë se për marrëveshje me Kosovën jemi larg mijëra vite drite.












