Vetura të shkatërruara dhe pamje të rëndë nga vendi ku ndodhi aksidenti i tmerrshëm në Gjilan

Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga një aksident i rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qendër të Gjilanit – raporton Periskopi. Këtë për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se aksidentin fatal e ka […]
Këtë për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se aksidentin fatal e ka shkaktuar një kamion.
Për këtë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 16:00.
Kjo u bë e ditur në një njoftim për media lëshuar nga Komuna e Gjilanit.
“Ju ftojme te merrni pjese ne konferencen e jashtezakonshme per media, qe e ka thirrur kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri, pas aksidentit tragjik qe ka përfshirë te gjithë qendrën e Gjilanit”, thuhet në njoftim të Komunës.
Periskopi ka arritur të sigurojë edhe fotografi të tjera dhe video nga vendi i ngjarjes:






















