Veton Surroi i rrahur, i përgjakur e i përlloçur nga policët serbë duke protestuar më 1998 (Foto)

Publicisti dhe shkrimtari i njohur kosovar, Veton Surroi, sapo ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku shihet i ulur në tokë pranë një tjetri që shihet i mbledhur kruspull nga dajaku që mund të ketë hëngër nga policët serbë. Vetë Surroi duket derisa instinktivisht mbrohet nga ndonjë sulm i mundshëm fizik […]
Publicisti dhe shkrimtari i njohur kosovar, Veton Surroi, sapo ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku shihet i ulur në tokë pranë një tjetri që shihet i mbledhur kruspull nga dajaku që mund të ketë hëngër nga policët serbë.
Vetë Surroi duket derisa instinktivisht mbrohet nga ndonjë sulm i mundshëm fizik nga policët serbë aty afër.
Në anën tjetër, njëri nga polcët shihet derisa ishte pranë z.Surroi ku edhe mund t’i jetë hakërryer fizikisht.
Protesta e marsit kundër policisë serbe pas masakrës ndaj familjes Jashari kishte qenë një ndër më masivet në Kosovën e pasluftës. /Periskopi













