Veseli kujton Epopenë e UÇK-së: Në Prekaz ndryshoi historia e kombit tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka kujtuar Epopenë e UÇK- së, shkruan Periskopi. Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se në Prekaz ndryshoi historia e kombit tonë. “Atë ditë në Prekaz ndryshonte historia e kombit tonë, Kosova po niste rrugën e pakthim drejt lirisë” ka shkruar ai. Postimi i plotë: […]
Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se në Prekaz ndryshoi historia e kombit tonë.
“Atë ditë në Prekaz ndryshonte historia e kombit tonë, Kosova po niste rrugën e pakthim drejt lirisë” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Janë disa ngjarje që bartin peshën e ndërrimit të epokave. Ato shënojnë ndarjen e të tashmes prej të shkuarës, duke hapur shtigje të reja nëpër të cilat ecin popujt dhe shtetet. Një peshë të tillë padyshim e ka 5 marsi i vitit 1998. Atë ditë në Prekaz po ndryshonte historia e kombit tonë. Kosova po niste rrugën e pakthim drejt lirisë dhe padyshim simboli më unik i kësaj rruge ishte Adem Jashari dhe familja e tij martire. Lufta dhe rënia e tyre, sakrifica e tyre e pashembullt në historinë njerëzore, e vulosën përcaktimin e popullit tonë për liri. Adem Jashari dhe familja e tij ranë, që kombi ynë të ngritej në këmbë. Dhe ne u ngritëm. I madh e i vogël, burra e gra, nga të gjitha katër anët e kombit, nga të katër anët e diasporës. U bashkuam nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bëmë realitet ëndrrën për të cilën ra Adem Jashari dhe mijëra dëshmorë të lirisë. LAVDI!












