Vëllai i njërës nga viktimat e aksidentit: Bashkohuni në protestë, neve na vranë për së dyti

Vëllai i njërës nga vajzat që humbën jetën në aksidentin që kishte ndodhur muaj më parë në Rrugën B, u ka bërë thirrje qytetarëve që sa më shumë të marrin pjesë në protestën e paraparë të mbahet nesër duke filluar nga ora 12:00, pas vendimit të Gjykatës për të 20 vjeçarin që kishte goditur ato […]
Petrit Abdullahu, i cili ka shpërndarë fotografinë e protestës, ka thënë se në këtë rast ishte motra e tij, por që nesër mund të jetë dikush tjetër që përballet me këtë sistem të drejtësisë që të ngulfat sipas tij.
Ai ka përmendur dënimin prej 7 viteve burg të një qytetari të komuniteti rom për vjedhje, ndërsa për dy jetë njerëzish dikush dënohet me 3.5 vjet burgim, mbrojtje në liri.
Ai kërkon përkrahje në protestë, pasi i vranë për së dyti.
Reagimi i plotë i tij:
Neve na vranë per së dyti, sot motra ime nesër mund te jetë dikush tjetër me këtë sistem te drejtësisë jemi ngulfat.
Mos te harrojm me 7 vite burg osht denu nje qytetar i komunitetit rom per vjedhjen e 480€!
Per dy jete njerzish u denu me 3.5 vjet burgim ( lirohet per mbrojtje ne liri ) …
Prandaj miq ju ftoj te gjithve qe ti perkrahim keto dy familje ne kete protest sepse siq tha edhe Afrim Abdullahi ( baba i Lindes ) na vran per se dyti!
Ne rruge te shkelin e ne gjygj te vrasin!
Per perkrahje te familjarve te viktimave ju ftoj ne protest neser 06/03/2018 ne oren 12:00 te pallatet e PADREJTSISE ne hajvali ma saktesisht te gjykata themelore!
Ju lutem shume!
Shperndajeni sa me shume.













