Varrezat e këtij fshati të Kosovës mbulohen nga mbeturinat

Varrezat në fshatin Hade të komunës së Obiliq, janë mbuluar nga mbeturinat Vetëm rrjeta e metalit, po i ndalë qytetarët që të mos i hedhin mbeturinat edhe mbi varre. Me këtë rast, qytetarët kanë kërkuar nga komuna që t’i largojë këto mbeturina, të cilat tani më po kundërmojnë erë shumë të rëndë. “Kërkojmë nga Drejtoria […]
Vetëm rrjeta e metalit, po i ndalë qytetarët që të mos i hedhin mbeturinat edhe mbi varre.
Me këtë rast, qytetarët kanë kërkuar nga komuna që t’i largojë këto mbeturina, të cilat tani më po kundërmojnë erë shumë të rëndë.
“Kërkojmë nga Drejtoria për Mbrojtje e Mjedisit t’i largoj këto mbeturina, për shkak se kundërmon era shumë e rënd”, thuhet në kërkesën e qytetarëve drejtuar Komunës.
Përveç varrezave, edhe hapësira më larg prej tyre është mbushur me mbeturina nga persona të papërgjegjshëm.














