Ushtria nuk paguhet për me marshu n’shesh. Ku shkuan 500 mijë eurot që Qeveria ndau për 17 shkurtin?

Ish-kreu i Qeverisë Isa Mustafa, ka kritikuar Qeverinë për shpenzimin e 500 mijë eurove për 11 vjetorin e Pavarësisë, duke thënë se Qeveria e tij nuk ka shpenzuar më shumë se 60 mijë euro për këtë datë. Ai ka thënë se është e pakuptimtë se si janë shpenzuar 500 mijë euro e as nuk dihet […]
Ish-kreu i Qeverisë Isa Mustafa, ka kritikuar Qeverinë për shpenzimin e 500 mijë eurove për 11 vjetorin e Pavarësisë, duke thënë se Qeveria e tij nuk ka shpenzuar më shumë se 60 mijë euro për këtë datë.
Ai ka thënë se është e pakuptimtë se si janë shpenzuar 500 mijë euro e as nuk dihet se ku kanë shkuar ato para.
Thotë se FSK nuk kërkon para që parakalojë për datë kaq të rëndësishme për Kosovën.
“Kurrë s’mundem me marrë me mend kah kanë shku 500 mijë euro, sepse ne nuk e paguajmë ushtrinë me ju thënë dilni edhe marshoni, sepse ata marshojnë me rroga që ju jepen në baza mujore
Mirëpo tash duhet të kërkohet përgjegjësi dhe të shikohet kah janë shpenzu ato mjete.
Për llogarinë time, shpenzimi i atyre mjeteve është e paqartë. Duhet të kërkohet llogari sepse bëhet fjalë për shpenzimin e parasë së qytetarëve”, ka thënë Mustafa./Periskopi/












