Tornado shkatërron Alabamën, 23 të vdekur

Të paktën 23 persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë humbur jetën pasi tornadot goditën Alabaman në jug të Shteteve të Bashkuara. Përveç viktimave, tornado ka shkaktuar dëme “katastrofike” në ndërtesa dhe rrugë, kanë thënë zyrtarët lokalë. “Fatkeqësisht, numri i viktimave aktualisht është 23”, ka thënë sherifi, Jay Jones për mediat. Sipas tij, edhe personat të […]

Përveç viktimave, tornado ka shkaktuar dëme “katastrofike” në ndërtesa dhe rrugë, kanë thënë zyrtarët lokalë.

“Fatkeqësisht, numri i viktimave aktualisht është 23”, ka thënë sherifi, Jay Jones për mediat.

Sipas tij, edhe personat të tjerë janë dërguar në spital, disa prej tyre me “plagë serioze”. Numri i të lënduarve ende nuk dihet.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ndaluan operacionin gjatë natës për ta rinisur në mëngjes për shkak të rrezikut.

Më shumë se 6,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama, derisa dëmet janë vërejtur edhe në shtetin fqinj, Xhorxhia.

Në disa pamje shihet sesi pemët janë ndarë në dysh nga stuhia e fuqishme, rrugët janë shkatërruar dhe shtëpitë janë rrëzuar.

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje banorëve të këtij vendi, përmes një postimi në Twitter, që të jenë “të kujdesshëm dhe të sigurt”.

“Stuhitë janë shumë të ashpra por edhe më keq mund të bëhet. Zoti ju bekoftë të gjithë juve, familjeve dhe shokëve të viktimave si dhe të plagosurve”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?