Thaçi: Rezultati në Tuz, shembulli më i mirë i arritjes së shqiptarëve kur janë bashkë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve në Tuz është fitore mbarëshqiptare. Ai në Facebook ka shkruar se ky rezultat është shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali. “Rezultati i zgjedhjeve në Tuz është fitore mbarëshqiptare. Është shembulli më i mirë […]
Ai në Facebook ka shkruar se ky rezultat është shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali.
“Rezultati i zgjedhjeve në Tuz është fitore mbarëshqiptare. Është shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali. Urime Forumit Shqiptar!, ka shkruar ai.
Koalicioni i Forumit Shqiptar, i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar fitoi shumicën e votave në zgjedhjet lokale të Tuzit.












