Thaçi qëndron në Prizren, thotë se investimet e bizneseve ndikojnë në zhvillimin ekonomik

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka qëndruar në qytetin e Prizrenit, ku është takuar me qytetarët dhe ka vizituar disa biznese. Ai thotë se invesimet e tilla, kanë ndikim në zhvillim ekonomik, por edhe në rritjen e mirëqenies sociale. Ja reagimi i plotë: Kënaqësi që ditën e sotme e kalova në qytetin e bukur […]
Ai thotë se invesimet e tilla, kanë ndikim në zhvillim ekonomik, por edhe në rritjen e mirëqenies sociale.
Ja reagimi i plotë:
Kënaqësi që ditën e sotme e kalova në qytetin e bukur të Kosovës, në Prizren, ku takova shumë qytetarë dhe afaristë të ndryshëm. Vizitova kompleksin prej më të bukurve në rajon, qendrën e biznesit “Abi Çarshia”. Një investimi i tillë i fuqishëm, i qëlluar dhe i suksesshëm, është storia e Kosovës së re, e Kosovës evropiane, e Kosovës që vetëm një biznes privat krijon përmbi 800 vende të reja të punës. Investimet e tilla padyshim se kanë ndikim në zhvillim ekonomik, por edhe në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve./Periskopi/












