Thaçi: Do t’i forcojmë raportet me Amerikën, të bashkuar miqtë na përkrahin më shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se për herë të parë Kosova po shënon përvjetorin e Epopesë së UÇK’së me Ushtri – raporton Periskopi. Thaçi ka thënë se të bashkuar kemi mundësi të bëjmë hapa gjigant. Ai përmendi raportet e Kosovës me SHBA’në. “Të bashkuar, miqtë na përkrahin më shumë. Së shpejti Kosova do […]
Thaçi ka thënë se të bashkuar kemi mundësi të bëjmë hapa gjigant.
Ai përmendi raportet e Kosovës me SHBA’në.
“Të bashkuar, miqtë na përkrahin më shumë. Së shpejti Kosova do të bashkohet OKB e NATO’n dhe do t’i forcojmë raportet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Thaçi ndër të tjerash.
“Sot po shënojmë 21 vjetorin e Epopesë së Lavdishme të UÇK’së. Kujtojmë sakrificën e pashembullt të familjes Jashari. Bota filloi ta kuptojë drejt Kosovën. Epopeja e UÇK’së dëshmojë se nuk kishte kthim mbrapa në luftën tonë kombëtare. Sot dhe gjithmonë nderojmë të gjithë dëshmorët e lirisë dhe sakrificën e të gjithë qytetarëve që dhanë gjithçka për liri. Nderojmë edhe kontributin e diasporës që dhanë gjithçka për liri. Kujtojmë edhe gjenocidin që Serbia ua bëri shqiptarëve. Kujtojmë mbi 13 mijë shqiptarë të vrarë, 20 mijë gra të dhunuara e mbi 400 masakra ndaj shqiptarëve. Për herë të parë Epopenë po e shënojmë me Ushtrinë e Kosovës të njohur edhe ndërkombëtarisht si forcë moderne dhe multietnike. Urime. Ecja e Kosovës përpara është e pandalshme. Po konsolidohemi në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar. Të bashkuar, kemi mundësi të bëjmë hapa gjigant”, shtoi Thaçi./PERISKOPI












