Taksisti nga Mitrovica i zhdukur prej tre ditësh, dyshohet të jetë vrarë

Një automjet ‘Volkswagen Bora’ me ngjyrë të bardhë, pronë e Kompanisë ‘Novi Taxi’ nga veriu i Mitrovicës, është gjetur të martën nga policia i braktisur në fshatin Matica të komunës së Zveçanit. Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se automjetin ka qenë duke e vozitur Vllado Ivanoviq, i punësuar si taksist në këtë Kompani, i […]

Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se automjetin ka qenë duke e vozitur Vllado Ivanoviq, i punësuar si taksist në këtë Kompani, i cili është deklaruar nga familjarët i zhdukur para tre ditësh.

Sipas këtyre burimeve, në automjetin e gjetur nga policia, janë gjetur gjurmë të gjakut dhe një gëzhojë plumbi, që dyshohet se personi i lajmëruar në polici si i zhdukur, është vrarë.

Zëvendës drejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar për KosovaPress vetëm se është gjetur automjeti, se policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet.

Ai theksoi poashtu se në automjet janë gjetur gjurmë të caktuara që mund të përbëjnë vepër penale, duke mos precizuar për çfarë gjurmësh bëhet fjalë.

“Njësitë policore nga dje janë duke siguruar vendin e ngjarjes deri në procedurat e mëtejme të cilat do të zhvillohen gjatë ditës së sotme. Në automjet janë gjetur gjurmë të caktuara të veprës penale, ndërsa rasti në polici evidentohet si person i zhdukur deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka thënë Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?