Studimi amerikan: Mediat sociale thellojnë vetminë

Studimi amerikan: Mediat sociale thellojnë vetminë

Supozohej të bënin të kundërtën, por mediat sociale si “Twitter”, “Facebook” apo “Pinterest”, po bëjnë që gjithnjë e më shumë njerëzit të ndjehen të vetmuar. Sipas psikologëve amerikanë, që kanë hartuar një raport mbi këtë temë, më shumë se dy orë qëndrimi në mediat sociale në ditë, dyfishojnë shanset që një person të përjetojë izolimin […]

Supozohej të bënin të kundërtën, por mediat sociale si “Twitter”, “Facebook” apo “Pinterest”, po bëjnë që gjithnjë e më shumë njerëzit të ndjehen të vetmuar. Sipas psikologëve amerikanë, që kanë hartuar një raport mbi këtë temë, më shumë se dy orë qëndrimi në mediat sociale në ditë, dyfishojnë shanset që një person të përjetojë izolimin social. Raporti pretendon se ekspozimi ndaj përfaqësimeve ideale të jetëve të personave të tjerë, mund të shkaktojë ndjenja zilie.

Studimi po ashtu, është ndalur edhe tek përdoruesit e “Instagram”-it, “Snapchat”-it dhe “Tumblr”. “Ne nuk e dimë ende se kush vjen e para, përdorimi i medias sociale apo izolimi social i perceptuar”, thonë autorët, por është e mundur sipas tyre që të rinjtë, që fillimisht ndjehen të izoluar shoqërisht, t’i kthehen medias sociale. Ose, mund të ndodhë që përdorimi i tepruar i medias sociale prej tyre të çojë në ndjenjën e izolimit nga bota reale.

Teoritë në raport sugjerojnë se sa më shumë kohë që një person kalon online, aq më pak kohë mbetet për ndërveprimin në botën reale. Përdoruesit mund të ushqejnë po ashtu ndjenjat e përjashtimit, për shembull nëse janë duke parë foto të miqve që kënaqen në një event në të cilin ata nuk janë ftuar.

Ekipi i kërkuesve ka anketuar rreth 2 mijë të rritur, të moshave nga 19 deri në 32 vjeç për përdorimin e medias sociale. Sipas tyre, ky raport është i rëndësishëm për studimin e problemeve të shëndetit mendor dhe izolimit social që janë në nivele epidemike mes të rriturve.

Ne jemi krijesa sociale, por jeta moderne po tenton të na ndajë në vend që të na bashkojë, thonë kërkuesit. Pavarësisht se mund të duket sikur media sociale përbën një mundësi për të mbushur boshllëkun social, ky studim sugjeron se ajo mund të mos jetë zgjidhja për të cilën njerëzit shpresojnë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar