Stefanoviq: Kërcënimet e Haradinajt nuk na frikësojnë, ne dijmë si të veprojmë

Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia për deklaratën e Haradinajt për veriun e vendit. Gjatë ditës Haradinaj deklaroi në Deçan se FSK-ja nuk ka pse ta sulmojë Veriun, pasi që sipas tij edhe ajo pjesë i përket Kosovës. Sipas tij, nëse rrezikohet territori i vendit, Ushtria e Kosovës do të jetë aty. E ndaj […]
Gjatë ditës Haradinaj deklaroi në Deçan se FSK-ja nuk ka pse ta sulmojë Veriun, pasi që sipas tij edhe ajo pjesë i përket Kosovës.
Sipas tij, nëse rrezikohet territori i vendit, Ushtria e Kosovës do të jetë aty.
E ndaj së njëjtës deklaratë ka reaguar ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq.
Madje ai duke folur në një diskurs më të ashpër, ka thënë se Serbia do të jetë aty nëse serbët e Kosovës kanë nevojë.
“As Vuçiq dhe asnjëri prej nesh nuk u frikësua nga kërcënimi i Haradinajt. I bëj thirrje mos të flasë për dhunë apo veprime kundër serbëve në Kosovë, sepse do të dijmë si të përgjigjemi”, ka thënë Stefanoviq.
E deklarata e sotme Haradinajt ishte si përgjigje ndaj atyre të presidentit serb, Aleksander Vuçiq.












