SKANDAL: Këshilltari i kryeministrit Haradinaj e quan artistike vdekjen e fëmijëve, grave e pleqve të familjes Jashari

SKANDAL: Këshilltari i kryeministrit Haradinaj e quan artistike vdekjen e fëmijëve, grave e pleqve të familjes Jashari

Ish gazetari dhe këshilltari aktual i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me familjen Jashari dhe përvjetorin e 21-të të rënies së tyre, shkruan Periskopi. Matoshi iu ka kushtuar poezi atyre, por ka bërë krahasime të pavend duke e quajtur vdekjen e anëtarëve të […]

Ish gazetari dhe këshilltari aktual i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me familjen Jashari dhe përvjetorin e 21-të të rënies së tyre, shkruan Periskopi.

Matoshi iu ka kushtuar poezi atyre, por ka bërë krahasime të pavend duke e quajtur vdekjen e anëtarëve të familjes Jashari, përfshi gratë, fëmijët dhe pleqtë, si vepër artistike.

Për më shumë, lexojeni dhe gjykojeni vetë poezinë e z.Matoshi:

Ata ishin ngjarje! Vdekja e tyne vepër arti

(Për marsin dhe Jasharajt)

Nëse liria e ka dimensionin e vet etik. Duhet me e mbrojtë me jetë.
Dhe nëse liria e ka edhe dimensionin e vet estetik. Duhet me e mbrojtë me vdekje!
“Shihni sa thmitë i kemi ktu. S’kemi ku i qojmë as kah shkojmë s’kemi
e s’luejm veni…”
Thotë Hamzë Jashar shqiptari
Atij i kërkohej ta lë shtëpinë e katandinë
E të humbet nga sytë e botës
Sepse kështu donte një tiran ballkanas…
Dhe ushtarët e tiranit demonët e shekullit 20
Nji ditë shkuen n’Prekaz dhe i mbuluen me terr arën, livadhet, shtëpitë

Dhe jetët e fëmijëve morren një nga një
Dhe Hamzës e Ademit ua vranë kangën
Në Europë u shue nji familje
Që kishte msue nder breza në tokë t’veten me jetue
Tuj lypë liri e truell me e bâ deken…
Me i përflakë andrrat në ‘i rreze mali
Kur njaj diell qe rrezon e nuk nxe nxjerr synin permi’ Kosovë
Ni dasmë me e bâ, tokën me trashigue
N’mars ata shikuen qiellin e vrant’ e i buzëqeshen vdekjes
“vdekjen këtu kemi me e bâ!”
po liria thanë erdhi dhe sërish dikush tha:
“shihni sa thmitë i kemi këtu…”
Shqiptarët nder breza jetën e qojnë posht, n’zore e skamje
E vdekjen e bâjnë si ni valle me ngé!
E bâjnë!
E masanej presin me ardhë si brumi n’magje

Kjo mjeshtri asht e ngjajshme si nji vepër arti me e bâ!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?