Si do të vepronte me çështjen e taksës Dardan Molliqaj po të ishte kryeministër?

Dardan Molliqaj nga PSD ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj që po deklarohet çdo ditë për taksën. I ftuar në Pressing, ai ka thënë se taksa është fakt i kryer e nuk duhet të flitet aq shumë për të, raporton Periskopi. “Po të kisha qenë unë kryeministër, nuk kisha folur aq shumë për taksën. Nuk isha […]
I ftuar në Pressing, ai ka thënë se taksa është fakt i kryer e nuk duhet të flitet aq shumë për të, raporton Periskopi.
“Po të kisha qenë unë kryeministër, nuk kisha folur aq shumë për taksën. Nuk isha deklaruar çdo ditë, e heqim, nuk e heqim. Kjo është sjellje e papjekur”, ka thënë Molliqaj.
Na duhet m’i bindë amerikanët që taksa duhet të mbesë. Ideale do të ishte që të fillonte dialogu e taksa të ishte në fuqi”, ka thënë ai.
Tutje, Molliqaj ka thënë se Kosova ka nevojë për një marrëveshje me Serbinë në dobi të Kosovës./Periskopi/












