SHBA: Dialogu të sjell njohje reciproke më 2019, nuk do të pranojmë çfarëdo marrëveshje

Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse brenda vitit 2019 dhe njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të cilin ka folur një zyrtar i Qeverisë amerikane, në bashkëbisedim me gazetën. Por SHBA-ja e sheh të pamundur ofrimin e një garancie se nuk do të vihet në diskutim […]

Zyrtari amerikan i ka thënë “Kohës Ditore”, se u takon palëve të shkojnë drejt marrëveshjes që duan, prandaj as nuk kanë vendosur vija të kuqe në këtë proces. Megjithatë, e ka bërë të qartë se jo çfarëdo marrëveshje do të jetë e pranueshme për Shtetet e Bashkuara.

Me gjithë implikimet dhe rreziqet që bart ndryshimi i kufijve në Ballkan, i përmendur si njëri prej opsioneve të mundshme, zyrtari amerikani thotë se nuk duhet pasur frikë nga dialogu dhe epilogu që sjell ai. E ka bërë të qartë se nuk është politikë e Amerikës të diktojë përmbajtjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Por, qëllimi final duhet të jetë njohja e ndërsjellë dhe hapja e perspektivës për të dyja vendet- integrimi në Bashkimin Evropian dhe për Kosovën anëtarësimi në OKB, ka thënë zyrtari amerikan.

Ai ka pranuar se nuk do të jetë e lehtë arritja e marrëveshjes marrë parasysh pozicionet e palëve, por ka insistuar se duhet të ketë përkushtim më të madh. Por, e ka përsëritur disa herë se, marrëveshja gjithëpërfshirëse duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe se, “kjo i është bërë e qartë edhe presidentit të Serbisë, Vuçiq”. Amerika kërkon që marrëveshja të mbërrihet brenda vitit 2019.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?