Selmanaj: Këta kanë vjedhë në varre të dëshmorëve e edhe në letra të toaleteve

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se nderi më i madh për dëshmorët, do të ishte që Kuvendi të debatonte për ‘shpenizmin e parasë publike’. Mungesa e shumë deputetëve në sallë, e ka shtyrë Selmanajn që të kërkojë shtyrjen e seancaës për një ditë tjetër. “Bindja jonë e thellë është që në këto ngjarje […]
Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se nderi më i madh për dëshmorët, do të ishte që Kuvendi të debatonte për ‘shpenizmin e parasë publike’.
Mungesa e shumë deputetëve në sallë, e ka shtyrë Selmanajn që të kërkojë shtyrjen e seancaës për një ditë tjetër.
“Bindja jonë e thellë është që në këto ngjarje po keqpërdoren dhe po manipulohen paratë e Kosovës. Nderi më i madh është që të diskutojmë për këto. Nëse dikur është dëshmu që këta njerëz kanë vjedh edhe varrezat e dëshmorëve, tash po dëshmohen që kanë vjedh edhe në letrat e toaletit”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.
Ndryshe, shumë deputetë, e sidomos ata nga PDK-ja, kanë shprehur indinjatën e tillë pse Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur seancë në datat e Epopesë së UÇK’së./Periskopi/












