Selakoviq: Do t’i përgjigjemi platformës së Prishtinës për dialog

Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës serbe, Nikolla Selakoviq, ka thënë se Aleksandër Vuçiq do t’i përgjigjet me racionalitet dhe në kuadër të përgjegjësive që ka, platformës së miratuar në Prishtinë për dialogun. Ai ka thënë për media serbe, se Vuçiq ka paralajmëruar këto veprime të Prishtinës muaj më herët dhe se ‘kjo platform e ndalë […]
Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës serbe, Nikolla Selakoviq, ka thënë se Aleksandër Vuçiq do t’i përgjigjet me racionalitet dhe në kuadër të përgjegjësive që ka, platformës së miratuar në Prishtinë për dialogun.
Ai ka thënë për media serbe, se Vuçiq ka paralajmëruar këto veprime të Prishtinës muaj më herët dhe se ‘kjo platform e ndalë dialogun”.
Selakoviq ka thënë se ‘Vuçiq ka diskutuar mbrëmë vonë me kabinetin e tij për platformën e Prishtinës”.
Gjithashtu ka përmendur edhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vizitën e Zëvendëssekretarit amerikan të shtetit, David Hale.
“Roli i Shteteve të Bashkuara na këtë proces është një rol kyç. Beogradi ka qenë i qartë në pozicionin e tij përballë dialogut”, ka thënë Selakoviq. /Periskopi/












