Sejdiu: Marsi përherë na kthen kah rezistenca e familjes Jashari

Sejdiu: Marsi përherë na kthen kah rezistenca e familjes Jashari

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se në 21 vjetorin e masakrës ndaj familjes Jashari, ka ikur njeriu të cilët iu mbushën sytë lot kur ai ia ka prezantuar tmerrin që është bërë ndaj kësaj familje. Këto fjalë Sejdiu i tha për  ish-ministrit gjerman, Klaus Kinkel i cili vdiq dje. Po ashtu, Sejdiu ka […]

Këto fjalë Sejdiu i tha për  ish-ministrit gjerman, Klaus Kinkel i cili vdiq dje.

Po ashtu, Sejdiu ka thënë se  marsi përherë nga kthen te rezistenca dhe vetëflijimi i familjes Jashari.

Postimi i plotë i Sejdiut:

Në 21 vjetorin e masakrës ndaj familjes Jashari, iku njeriu të cilët iu mbushën sytë lot kur ia prezantova tmerrin që është bërë ndaj kësaj familje

Marsi përherë nga kthen te rezistenca dhe vetëflijimi i familjes Jashari. Padyshim, se familja Jashari është shembull unikal dhe i pa përsëritshëm në historinë e luftërave për liri që i kanë zhvilluar popuj të ndryshëm në kohët e rënda që i kanë pasur.

I pashë me sy dhe i ndjeva me dhembje të gjithë trimat dhe trimëreshat e kësaj familje, burra, gra dhe fëmijë që kishin qëndruar deri në vdekje pa u dorëzuar para forcave të gjithëllojshme të Millosheviqit të cilët kishin hedhur breshëritë mbi ta nga të gjitha llojet e armëve.

Ishin pamje të tmerrshme kur shihje trupat e tyre të goditur në mënyrën më ç’njerëzore të mundshme.

Ishte kjo një shfryrje hakmarrëse kundër kësaj familjeje të shquar në rezistencën dhe luftën për liri si dhe nevojë trembjeje, ashtu siç e kishte menduar dhe projektuar Serbia, për të gjitha ata që e deshën lirinë e Kosovës.

Një plojë e madhe ndaj një familjeje të tërë. Karshi gjithë kësaj donim një varrim të dinjitetshëm, pavarësisht presionit që shtohej përherë e më shumë.

Vetëm dy ditë pas, me porosinë e presidentit Rugova, unë dhe profesor Fehmi Agani, nisemi për takimin me Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës, Klaus Kinkel dhe Hubert Vedrine, të cilët kishin ardhur në Beograd për t’i bërë presion Millosheviqit për të ndalur krimet të cilat i bënte në Kosovë.

Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë se largoj nga mendja faktin se për këtë takim me vete mora 65 fotografi të cilat pasqyronin në detaje masakrën ndaj fëmijëve, grave dhe burrave të familjes Jashari.

Pas prezantimit të këtyre fotografive, që ishin pasqyra reale se çfarë po ndodhë në Kosovë, Klinkelit iu mbushën sytë me lot.

Të dy ministrat, Klinkel dhe Vedrine, kërkuan që t’ua lë këto fotografi. Natyrisht, se edhe unë ua lashë si një dëshmi të gjallë të asaj se çka përjetuan familja Jashari, dhe si një thirrje për të vepruar për ndalimin e masakrave të tilla, që nuk kursenin askë në Kosovë.

21 vjet pas, kujtojmë këtë ngjarje tragjike e cila ndodhi në Marsin e vitit 1998, por po kështu kujtojmë edhe ndihmën e atyre që provuan të ndalin rastet e tilla.

Klaus Kinkel, iku pikërisht në muajin e flijimit të familjes për të cilën iu mbushën sytë me lot, në Marsin tragjik.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?