SBASHK dorëzon padinë ndaj MASHT’it, s’do kompensimin e orëve të humbura

SBASHK dorëzon padinë ndaj MASHT’it, s’do kompensimin e orëve të humbura

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padi ndaj vendimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se përmes kësaj padie kanë kërkuar pezullimin e vendimit, pasi siç konsideron ai është vendim që […]

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se përmes kësaj padie kanë kërkuar pezullimin e vendimit, pasi siç konsideron ai është vendim që nuk bazohet në ligj, raporton kp.

“Këtë aktpadi po e bëjmë nga fakti që konsiderojmë se vendimi i tij nuk është bazuar në asnjë ligj dhe as në ligjin e grevave. SBASHK-u me dokumentin që e dorëzoi ka kërkuar nga gjykata gjegjëse fillimisht të pezullojë vendimin e ministrit Bytyqi e më pastaj të marr vendim meritor në bazë të argumenteve që ne i shtruam dhe në bazë të ligjeve të grevave… Konsiderojmë që kemi të drejtë duke u bazuar në ligjin për greva i cili nuk obligon askënd të që me rastin e grevave të kompensojë orët e humbura “, ka thënë Jasharaj.

Ai po ashtu ka apeluar tek Drejtoritë komunale të Arsimit të mos e zbatojnë këtë vendim të MASHT-it, derisa drejtësia të jap verdiktin meritor.

Jasharaj thotë se nuk kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Bytyqi, por kërkojnë bashkëpunim më të mirë për kompensimin e orëve të humbura për shkak të grevës.

“Jo nuk kemi kërkuar se do të dilnim në fushë politike, por unë po them ministri Bytyqi duhet me tepër të bashkëpunoj me SBASHK-un sepse u pa që ne jemi zëri i mësimdhënësve të Kosovës , ne punojmë me të dhe angazhohemi që të realizojmë kërkesat e tyre. Greva është legjitime dhe shumë më mirë do të ishte që bashkë me ne t’i dorëzohemi mësimdhënësve me një apel dhe lutje që t’i shqyrtojnë mundësitë për t’i kompensuar orët e jo të jepen urdhra jo të drejta dhe që nuk janë ligjore”, tha Jasharaj.

Kujtojmë që tërë sistemi arsimor në Kosovë kanë mbajtur grevë për më shumë se tre javë me kërkesën për rritje pagash.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dal me vendim që orët e humbura për shkak të grevës të kompensohen duke mbajtur mësim gjatë pushimit pranveror, si dhe të mbahet procesi mësimor gjatë të shtunave.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?