Sanders nis fushatën, Trumpin e quan shumë të rrezikshëm

Senatori amerikan Bernie Sanders ka filluar fushatën e tij të dytë për President. Duke folur në Bruklin të Nju Jorkut ai e quajti Donald Trump “presidentin më të rrezikshëm” në historinë e kohëve të fundit të SHBA. Ai parashikoi se do të fitonte nominimin me rivalët dhe më pas do të mundë edhe Presidentin aktual […]
Duke folur në Bruklin të Nju Jorkut ai e quajti Donald Trump “presidentin më të rrezikshëm” në historinë e kohëve të fundit të SHBA.
Ai parashikoi se do të fitonte nominimin me rivalët dhe më pas do të mundë edhe Presidentin aktual Donald Trump.
“Unë jam kthyer në Bruklin, vendi ku kam lindur dhe rritur, për të nisur këtë fushatë historike. Ne do të fitojmë këto zgjedhje, sepse ne do të bashkojmë koalicionin më të fuqishëm në historinë e politikës amerikane”, ka thënë Sanders.
Sanders, një senator i pavarur 77-vjeçar humbi garën Demokratike të vitit 2016 përballë Hillary Clinton.












