Rrëfimi i të mbijetuarit nga Beteja e Jasharajve, tregon çka ju tha Hamza

Rrëfimi i të mbijetuarit nga Beteja e Jasharajve, tregon çka ju tha Hamza

Ragip Jashari është njëri nga bashkëluftëtarët e momenteve të fundit të Adem Jasharit. Ai fatmirësisht arriti të kalojë rrethimin e forcave serbe në Prekaz dhe sot jeton mes nesh. Ragip Jashari tregon momentet si filluan luftimet e deri te largimi i tij nga rrethimi i forcave serbe. “Në natën kritike të katër marsit të vitit […]

Ragip Jashari tregon momentet si filluan luftimet e deri te largimi i tij nga rrethimi i forcave serbe.

“Në natën kritike të katër marsit të vitit 1998 bashke me një grup shokësh ishim roje të lagjes. Fati im ishte që unë isha roje bashkë me Hamëz Jasharin dhe gjatë asaj nate diku nga ora katër na erdh një lajm nga një bashkëluftëtar që në fshatin Tërnovc po grumbullohen forca serbe. Ne nuk e morëm shumë tragjike dhe në orën gjashtë në tavolinën e famshme po pinim kafe dhe po bisedonim”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.

Mysafiri i Shaban Jasharit thotë se gjatë asaj kohe kishin pranuar edhe telefonata tjera për shtim të forcave serbe, por nuk kishin qarë shumë kokën pasi një gjë të tillë tashmë e prisnin çdo ditë.

“Rreth orës 6:05 minuta nga ana lindore pamë që erdhën forcat serbe. I thashë baca Hamëz mos fol më me askënd se erdhën serbët. Jemi zgjua. Baca Shaban ishte zgjuar kishte mbathur një palë çorape të leshta, sikur të shkonte në dasmë e jo në luftë. Jemi mbathë e jemi përgatit si kemi mundur dhe kemi dalë nga oda. Aty kemi takuar Komandantin legjendarme buzëqeshjen e tij të famshme”, tha ai.

Ragip Jashari kujton edhe fjalët që kishte thënë Adem Jashari në momentin kur tanku serb kishte arritur në lagjen e jasharajve.

“Burra erdhi dita t’i tregojmë Serbisë si luftojnë burrat, ose si vdesin për liri”, citon Ragipi fjalët e Adem Jasharit në momentin kur po fillonin luftimet.

Ragipi tregon edhe mënyrën se si arriti të shpëtojë i gjallë nga ajo betejë e përgjakshme me forcat të mëdha serbe.

“Fatmirësisht gjatë luftimeve ka ardhur Hamza. Meqenëse edhe municioni ishte i pakët, ai na tha “djema kujdes, ruani veten sepse luftimet janë të forta dhe poshtra. Fatbardhësisht, unë, Bashkimi, Qemajli, Shefiki, Bilalli shpëtuam falë lumit, edhe pse është i cekët por u bë shkaktar që ne të shpëtojmë. Halili na mbeti në dorë derisa po tërhiqeshim”, tregon Ragip Jashari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?