Reeker për opozitën shqiptare: Protestat, jo të dhunshme

Reeker për opozitën shqiptare: Protestat, jo të dhunshme

Philip Reeker ka komentuar situatën në Shqipëri duke thënë se janë bërë shumë përpjekje në rrugën e reformave, por se duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit dhe të reformohet gjyqësori. “Askush nuk qëndron mbi ligjin. Në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të […]

Philip Reeker ka komentuar situatën në Shqipëri duke thënë se janë bërë shumë përpjekje në rrugën e reformave, por se duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit dhe të reformohet gjyqësori.

“Askush nuk qëndron mbi ligjin. Në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin”, ishte komenti i zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ambasadori Reeker tha se të gjitha partitë duhet të tregojnë se ndajnë synime të njëjta.

“Të gjitha partitë politike pohojnë se ndajnë të njëjtin qëllim: që Shqipëria të aderojë në Bashkimin Evropian. Por, opozita doli në rrugë dhe i dorëzoi mandatet e saj; duhet bërë punë urgjente brenda procesit demokratik. Çdo shtet anëtar i BE dhe ata që aktualisht janë aspirantë të BE-së do t`ju thonë se kjo duhet të jetë një përpjekje e të gjithë qeverisë, madje në fakt e të gjithë shoqërisë. U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë të demonstrojnë vullnet politik dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive brenda institucioneve demokratike të Shqipërisë, për t’i çuar reformat përpara. Dhe nëse partitë e ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të protestuar, kjo duhet bërë në mënyrë paqësore”, deklaroi Reeker.

Ambasadori Philip Reeker, i cili aktualisht është këshilltar i Komandantit të Forcave amerikane në kontinentin e vjetër, e që së shpejti pritet të marrë detyrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, mori pjesë në një konference në Shkup të organizuar Fondi gjerman Marshall në SHBA./TCh/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?