Reeker kërkon suspendimin e taksës: Po rrezikohen marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Reeker kërkon suspendimin e taksës: Po rrezikohen marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Ndihmëssekretari i ardhshëm i Shtetit për Evropë dhe Azi, Philip Reeker u ka bërë thirrje edhe njëherë autoriteteve të Kosovës që të suspendojnë taksën doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi. Këto komente, diplomati amerikan i bëri në Shkup […]

Këto komente, diplomati amerikan i bëri në Shkup ku po merr pjesë në një seminar dyditor për sigurinë, raportet rajonale dhe zhvillimin ekonomik, “Ballkani 360”.

Diplomati amerikan është fokusuar në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, me ç’rast ka theksuar se “normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në kornizën e dialogut që po udhëhiqet nga BE-ja, është mundësi për zgjedhjen e problemit që cungon gjithë Ballkanin”.

“Nëse Prishtina zyrtare nuk kthehet në negociata siç ka thënë ‘pa kushte’, atëherë do të rrezikojë të ardhmen e saj evropiane dhe jo vetëm”, tha Reeker.

“Ne nuk kërkojmë nga Kosova që t’ia japë Hënën, por të heqë taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës për një kohë të caktuar”, u shpreh ai.

“Pastaj do të mund të shohim se çka do të mund të arrihet në tryezën e bisedimeve. Asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar përderisa nuk arrihet ujdi për të gjitha aspektet e saj”, theksoi Reeker.

Kosova, nënvizoi ai, nuk humb asgjë nëse negocion, por “mund të rrezikojë gjithçka nëse nuk ulet në tryezën e negociatave”.

Gjithashtu, ai ka ftuar edhe Beogradin, i cili sipas tij, ka qenë agresiv në negociata, të angazhohet për të normalizuar marrëdhëniet.

Ai ka përmendur edhe mbështetjen amerikane për Kosovën, duke tërhequr vërejtjen për pasojat që mund të ketë mospezullimi i i taksës, raporton REL.

“Qytetarëve të Kosovës ju themi se e kuptojmë frustrimin tuaj, dhe e kuptojmë dëshirën tuaj për të kontrolluar të ardhmen tuaj, dhe për të çuar përpara integrimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar. Nuk diskutohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe pavarësinë tuaj”, tha ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?