Reagon për herë të parë djaloshi ‘A ban me fol’

Djaloshi nga rajoni i Drenicës i cili u bë i famshëm nga një video festive, kur Hashim Thaçi ishte zgjedhur president ka demantuar lajmet e sotme të publikuara se ai është në gjendje të vështirë ekonomike. Ai në një postim të tij në Facebook, ka reaguar duke thënë se asnjë familjar i tij nuk ka […]
Ai në një postim të tij në Facebook, ka reaguar duke thënë se asnjë familjar i tij nuk ka deklaruar për media duke shtuar se gjendja e tij financiare është e mirë dhe se ka fituar bursë për t’i vazhduar studimet.
I riu po ashtu ka shtuar se pretendimet që thonë se ai është në fakultet privat, janë të pavërteta.
“Sa u përket Portaleve të cilat në çdo mënyre mundohen të përfitojnë, ju them se jam shume mire, dhe studimet po me ecin shume mirë falë Zotit, jam në përfundim të studimeve, madje kam fituar burse për vazhdimin e tyre jashtë vendit, dhe nuk kam asnjë problem me financim”, ka shkruar ai.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të tij:
Mjafte eshte mjafte, çdokush duhet t’i dije kufijte e tij!
Une jam djaloshi i shume folur per videon “a ben me fol”. Kjo video qe eshte bere 3 vite me pare, u interpretua ne menyra te ndryshme nga shume njerez, kryesisht u shoqerua me perqeshje. Fatkeqesisht, aftesia e vetme e ketyre njerzve pas deshtimit ne jeten e tyre u ka mbetur perqeshja me njerez , permes ketyre veprimeve ndjejne kenaqesi sepse nuk u ka mbetur vend tjeter se ku ta gjejne ate. Ne te gjithe e dime se secili prej nesh bene gjeste te tilla e ndoshta ende me qesharake, aq me shume ne nje situate festive me shoqeri kur veprime te tilla ndermerren me shume sportivitet, po ja qe kete here mua me ndodhi qe ky gjest te behet publik nga ana e mediave, edhe me keq me vjen per shoqerine tone qe merret me keto gjera. Sa u perket PORTALEVE te cilat ne çdo menyre mundohen te perfitojne, ju them se jam shume mire, dhe studimet po me ecin shume mire fale Zotit, jam ne perfundim te studimeve, madje kam fituar burse per vazhdimin e tyre jasht vendit, dhe nuk kam asnje problem me FINANCIM, faleminderit Zotit. Sot pash se portale te shumeta kane publikuar lajme te paverteta se gjoja nje familjare i imi ka deklaruar se une jam ne gjendje te veshtire financiare, se une jam student ne kolegje private e lajme tjera, une deklaroj se jane totalisht te paverteta dhe keto behen per ta shftytezuar rastin per te perfituar. Pasi çdo gje po teprohet, dhe heshtja ime po keqperdoret, çdo kush tash e tutje do te paditet per çdo shpifje e cila shperndahet ne emrin tim.
Ju lus dhe ju jap afat 24h, qe te fshini çdo postim ne lidhje me mua pasiqe asnje nuk qendron, jane te paverteta dhe dezinformata. Perndryshe do te shihemi ne gjykate.
Ne pamundesi qe te i’u shkruaj secilit veç e veç, i’u lus ta shperndani qe te njoftohen te gjith me kohe.
Zoti na falte e udhezoftè.
Mbeteshi me shendet.












