Qytetari që braktisi Kosovën ishte në Lëvizjen Vetëvendosje

Valon Aliu nga Komuna e Podujevës, përmes një postimi në Facebook ka treguar se ai po e lë Kosovën pasi nuk ka një jetë të sigurt në këtë vend E ky postim i Aliut u bë viral në Facebook duke u shpërndarë nga të gjithë qytetarët dhe mediat, por Aliu është zbuluar se është nga […]
E ky postim i Aliut u bë viral në Facebook duke u shpërndarë nga të gjithë qytetarët dhe mediat, por Aliu është zbuluar se është nga Lëvizja Vetëvendosje ku edhe punonte në zyret e kësaj partie në Podujevë.
Aliu duket se me postimin e tij ‘prekës’ po bie në kundërshtim me publikimet e tij të mëhershme në Facebook, ai me LVV bënte aktivitete dhe thirrje se në Kosovë ka shpresa për të jetuar dhe ka një ardhmëri ky vend.
Aliu mund të ketë gjetur një punë të re në ndonjë vend të Evropës.
Postimi i plotë nga Aliu:
“Dikur kemi hanger bukë e kryp dhe nuk kemi ikur nga Kosova. Kemi pas zemer ta kapim pushkën e ta mbrojmë Atdheun tonë kundër okupatorit Serb. Ndërsa sot në vend të pushkës e kapim valixhen dhe e lëshojmë Atdheun tonë për nje jetë më të mirë, për një jetë te sigurt, për fëmijët tanë… Një KOSOVË pa shpresë”, ka shkruar Aliu./Periskopi












