Punimet shkencore të AAB’së mund t’i blini me një euro në tregun e Ferizajt (Foto)

Punimet shkencore të AAB’së mund t’i blini me një euro në tregun e Ferizajt (Foto)

Në tregun e gjelbër të Ferizajt kanë filluar të shiten hapur edhe punime të diplomës. Jetmir Ibishi nga Ferizaj ka dërguar në redaksinë e Periskopit fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihet se disa nga punimet e diplomës janë edhe të kolegjit AAB. “Janë në tregun e Gjelbër në Ferizaj, kushtojnë nga 1 […]

Jetmir Ibishi nga Ferizaj ka dërguar në redaksinë e Periskopit fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihet se disa nga punimet e diplomës janë edhe të kolegjit AAB.

“Janë në tregun e Gjelbër në Ferizaj, kushtojnë nga 1 euro”, ka thënë ai për Periskopin.

Nga fotot që ka siguruar Periskopi, punimet e diplomave janë të temave të ndryshme, si dhe të niveleve bachelor e master.

Periskopi kohë më parë pati raportuar se si Kolegji “AAB” vazhdimisht ka punësuar zyrtarë qeveritarë në stafin akademik dhe njerëz të afërt me pushtetin, si nga PDK e LDK, ashtu edhe nga parti tjera, edhe pse më rrallë.

Janë dhjetëra profesorë që ligjërojnë ende në “AAB”, që kanë qenë apo që janë ende pjesë e partive politike.

Ramë Buja, i cili dikur ishte pjesë e PDK-së dhe ministër i Arsimit, ligjëron ende në këtë kolegj, në degën e Komunikimit Masiv. Ligjërues në këtë kolegj dhe në këtë degë e gjen edhe Gent Begollin, i cili është zyrtar i AAK-së dhe ishte drejtor në Komunën e Prishtinës për shërbime publike.

Kolegji ligjërues ka mbledhur edhe nga Radio Televizioni i Kosovës. Është vet drejtori i RTK-së Mentor Shala ai që ligjëron edhe në këtë kolegj krahas punës së tij në RTK. Gazetari i RTK-së Zija Rexhepi po ashtu ligjëron në degën e komunikimit masiv, e po ashtu edhe gazetari Berat Miftari. Ligjërues në këtë degë e gjen edhe këngëtarin Hekuran Krasniqi.

Në degën e Juridikut në këtë universitet ka po ashtu fytyra të njohur, kryesisht nga politika. Ligjërues aty janë Arsim Bajrami nga PDK që ishte ministër i Arsimit, ish-presidenti dhe ish-kryetari i LDK-së  Fatmir Sejdiu. Po ashtu, ligjëruesh është edhe Hajredin Kuçi i PDK-së. Aty, ligjëruese është edhe deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku dhe ish-deputetja e PDK-së, Nerxhivane Dauti. Ka edhe një prokurore ligjëruese. Bëhet fjalë për prokuroren e shtetit Laura Pula.

Kolegji ka në stafin akademik edhe një ligjërues që është deputet i Vetëvendosjes. Fisnik Ismaili ligjëron në kolegjin “AAB” dizajnin grafik.

Ndërkohë, cilësia e arsimit në Kosovë po përmbyset vazhdimisht, përkundër se njerëz të pushtetshëm mbajnë nga dy ose tri vende pune, duke zënë vende në Qeveri, në Universitetin e Prishtinës e po ashtu edhe në kolegje private.

Sipas mekanizmave matës për cilësinë e universiteteve në rang botëror, ky kolegj qëndron mjaft poshtë. Me një kërim të thjeshtë në webometrics.info, kuptohet se kolegji “AAB” qëndron në vendin e 6216-ë në mesin e universiteteve botërore, ndërkohë që Universiteti i Prishtinës qëndron pak vende më lartë, më saktë në vendin e 4639-ë. /PERISKOPI 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?