Pse njerëzit e varfër janë më budallenj dhe më të pamoralshëm se të pasurit? (VIDEO)

Pse njerëzit e varfër janë më budallenj dhe më të pamoralshëm se të pasurit? (VIDEO)

Rutger Bregman, historian *Ky tekst është përkthyer nga videoja e shpërndarë më poshtë. Pse njerëzit e varfër marrin kaq shumë vendime të këqija? Të varfërit marrin hua më shumë, kursejnë më pak, tymosin më shumë cigare, ushtrojnë më pak, pinë më shumë dhe hanë më pak shëndetshëm. Supozimi mbizotërues është se ka diçka që nuk […]

Rutger Bregman, historian

*Ky tekst është përkthyer nga videoja e shpërndarë më poshtë.

Pse njerëzit e varfër marrin kaq shumë vendime të këqija?

Të varfërit marrin hua më shumë, kursejnë më pak, tymosin më shumë cigare, ushtrojnë më pak, pinë më shumë dhe hanë më pak shëndetshëm. Supozimi mbizotërues është se ka diçka që nuk shkon me ta.

“Varfëria është defekt i personalitetit.” – ish kryeministria e MB-së, Margaret Thatcher.

Dhe t’iu them të drejtën, po këtë gjë e kam menduar edhe unë për një kohë të gjatë. Vetëm disa vite më herët zbulova se gjithçka që mendoja se dija për varfërinë kishte qenë gabim.

Krejt kjo filloi kur aksidentalisht e lexova një studim nga disa psikologë amerikanë. Dhe ai ishte një eksperiment me fermerët e kallam sheqerit. Duhet ta dini që këta fermerë mbledhin rreth 60 për qind të të ardhurave vjetore përnjëherësh, menjëherë pas të korrurave.

Kjo do të thotë që ata mbesin relativisht të varfër një pjesë të vitit dhe relativisht të pasur në pjesën tjetër.

Hulumtuesit iu kishin kërkuar atyre që të bënin test të IQ-së [inteligjencës] para dhe pas korrjeve. Rezultoi që po të njëjtit fermerë arritën rezultate shumë më të këqija para korrjeve.

Nga kjo del se shkaku i të jetuarit në varfëri, korrespondoi me humbjen e 14 pikëve në IQ. Doli se njerëzit sillen ndryshe kur shohin se diçka nuk del boll. Dhe se çka është ajo gjë nuk ka shumë rëndësi – qoftë kur nuk ka kohë boll, para apo ushqim.

Varfëria nuk është mungesë e karakterit. Varfëria është mungesë e parave.

Pyetja më e rëndësishme që duhet të bëhet është, natyrisht: Çka mund të bëhet?

Kjo është një ide pabesueshëm e thjeshtë: garantimin e të ardhurave bazike. Është një grant mujor, i mjaftueshëm për të paguar nevojat tuaja bazike: ushqimin, strehimin, arsimimin.

Duhet të jetë krejtësisht e pakushtëzueshme, e pra askush nuk mund t’iu thotë se çka mund të bënit për të.

Garantimi i të ardhurave bazike nuk është një favor, por një e drejtë.

Dhe proponentët e saj e kanë shtrirë spektrin nga e majta në të djathtë, nga aktivisti e të drejtave civile, Martin Luther King, te ekonomisti Milton Friedman.

Dëgjova se në një vend kjo gjë ishte bërë – se ishte çrrënjosur varfëria.

Ky tregim nis në Dauphin të Kanadës. Në vitin 1974, çdokujt në këtë qytezë iu kishte dhënë garantimi i të ardhurave bazike, duke u siguruar që askush të mos binte poshtë vijës së përcaktuar të varfërisë. Njerëzit në atë qytezë jo vetëm që u bënë më të pasur por u bënë edhe më të mençur e më të shëndetshëm.

Performanca në shkollë e fëmijëve u ngrit në masë drastike. Shkalla e hospitalizimit të njerëzve u ul për 8.5 për qind. Dhuna në shtëpi kishte rënë po ashtu, ashtu si ankesat për shëndetin mendor. Dhe njerëzit nuk i linin punët e tyre.

Rezultate të ngjashme janë gjetur edhe në eksperimente të panumërta anë e mbanë globit, nga ShBA-të në Indi.

Por, të flasim për elefantin në dhomë [frazë që përdoret për atë që është e dukshme por që zakonisht heshtet].

Qysh mund ta përballonim ndonjëherë garancionin për të ardhura bazike për të gjithë? Ajo çka bënë në Dauphin ishte se e financuan atë me një taksë negative në të ardhurat. Kjo nënkupton se të ardhurat tuaja do të rriteshin sapo të binit nën vijën e varfërisë.

Dhe me këtë skenar, sipas vlerësimeve më të mira të ekonomistëve tanë, për një kosto prej 175 miliardë dollarësh – që është çereku i shpenzimeve ushtarake të ShBA-ve, një për qindëshi i GDP-së – mund të financoheshin të gjithë amerikanët e varfër poshtë vijës së varfërisë.

Të ardhurat bazike janë shumë më shumë se veç një politikë tjetër.

Kjo do të thotë edhe një rimendim i plotë i asaj se çka është në të vërtetë puna. Dhe në këtë kuptim, jo vetëm që do t’iu jepte liri të varfërve, por po ashtu edhe ne të tjerëve.

https://www.facebook.com/TED/videos/vb.29092950651/1821017528004997/?type=2&theater

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?