Pronari i kompanisë që shkaktoi aksidentin në Gjilan nuk është intervistuar ende nga Prokuroria

Pronari i kompanisë që shkaktoi aksidentin në Gjilan nuk është intervistuar ende nga Prokuroria

Enis Tigani, pronari i kompanisë “Uji i Pejës” automjeti i të cilës kompani shkaktoi aksidentin e rëndë në Gjilan nuk është intervistuar ende nga Prokuroria e Gjilanit. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, për Gazetën Online Insajderi, ka konfirmuar se përgjegjësit e kësaj kompanie nuk janë intervistuar ende. Por ka thënë se intervista […]

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, për Gazetën Online Insajderi, ka konfirmuar se përgjegjësit e kësaj kompanie nuk janë intervistuar ende. Por ka thënë se intervista është caktuar për ditën e nesërme.

“E kemi kontaktuar ai ka qenë sigurisht me i vozitu ata se çfarë ka ndodhë, ne kemi qenë duke i bërë disa ekzaminime dhe nesër do t’i përgjigjen pozitivisht për shkak se ne i kemi ftuar për intervistë dhe do të shkojmë më tutje me hetimet. Nesër paradite do të vinë në intervistë”, ka deklaruar Maloku.

Maloku fillimisht ka thënë se për ta kuptuar arsyen e vërtetë të aksidentit është ende herët, por që sipas dyshimeve të para është se aksidenti ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të frenave.

“Tash është fillimi i hetimeve, mirëpo dyshimi është për eventualisht për çështje teknike, për shkak se dyshohet se ka pasur probleme teknike, mirëpo ne nuk mund të themi asgjë pa një ekzaminim, mirëpo mendojmë se ka qenë defekti teknik që ka shkaktuar këtë tragjedi”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Po ashtu kryeprokurori ka thënë se është intervistuar shoferi i kamionit së bashku me një pasagjer. Sipas deklarimeve të tyre, kamioni ka pasur probleme teknike dhe rreth 1 kilometër është vozitur pa frena.

“Në hyrje të Gjilanit rreth 1 kilometër thotë [shoferi v.j] se ka filluar mos me pas frenim dhe po ashtu ka thënë se kemi provuar me bë gjithçka për me e evidentu një gjë të tillë, por ka qenë e pamundur për shkak të një ngarkese të tillë. Këto janë informatat e para, për informata të tjera duhet të priten hetimet e mëtutjeshme. Nuk e kemi matjen e saktë, por përafërsisht rreth një kilometër ka vozitur me frena jo funksionale”, ka deklaruar Maloku.

Kujtojmë se një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij dhe ka goditur rreth 10 vetura të tjera. Si pasoj e aksidentit të vdekur kanë mbetur 1 person dhe janë lënduar rreth 16 të tjerë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?