Presidenti sakat që s’mund të flas e të ecë por që po udhëheq qe 20 vjet

Presidenti sakat që s’mund të flas e të ecë por që po udhëheq qe 20 vjet

Për shumë algjerianë është e zorshme të kuptohet se si presidenti i tyre 82 vjeçar, që e vuajti një sulm në zemër vitin e kaluar dhe që as nuk mund të ecë apo flas, po e drejton vendin. Ishte e pabesueshme të shihje njoftimin që thoshte se Abdelaziz Bouteflika do të garonte për mandatin e […]

Ishte e pabesueshme të shihje njoftimin që thoshte se Abdelaziz Bouteflika do të garonte për mandatin e pestë në muajin prill – ai madje as që doli vetë të dielën për t’u regjistruar kandidaturën e tij, përkthen Periskopi nga BBC.

Një valë zemërimi ka lëvizur studentët, profesorët, avokatët dhe madje edhe gazetarët në protesta në rrugë – ata duken të vendosur që të mos pranojnë vazhdimin e status quo-së, të sundimit të një lideri virtualisht të padukshëm.

Shumë shqetësohen se dështimi për të gjetur një pasues për presidentin Bouteflika, që erdhi në pushtet në vitin 1999, mund të çonte në trazira nëse ai do të vdiste duke pasur detyrën.

Hera e fundit që ai doli para publikut ishte viti 2014 – një fjalim i fitores për të falënderuar algjerianët që ia dhanë besimin e radhës në lidershipin e tij.

Ai kishte përmendur planet “për të përforcuar ndarjen e pushteteve, për të forcuar… rolin e opozitës dhe për të garantuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve”.

Disa e panë këtë fjalim si një shenjë të ndryshimit të politikave në mënyrë që të sigurohej një tranzicion pushteti, e megjithatë nuk ka pasur kurrfarë evidence të një gjëje të tillë,

Algjerianët e kanë parë udhëheqësin e tyre shkurtimisht në vitin 2016, derisa po hapej një konferencë – me fotografitë që e shfaqnin në karrocë invalidore, duke u dukur i dobët dhe i lodhur.

Por deri në vitin 2018 nuk dihej se partia e tij po e çonte sërish atë drejt garës për zgjedhjet e këtij viti.

E megjithatë, presidenti që i fitoi zgjedhjet e vitit 2014 pavarësisht që nuk bëri fare fushatë zgjedhore, nuk ka sfidues serioz as kësaj here.

Partia sunduese Fronti i Çlirimit Nacional [FNL] ka sunduar me vendin afrikanoverior prej kur ky vend e fitoi pavarësinë nga Franca në vitin 1962 pas një lufte të përgjakshme shtatë vjeçare, përkthen më tej Periskopi.

Dhe është pikërisht trashëgimia e luftës së fundit qytetare që duket se ka stagnuar çdo përpjekje për reformim të politikës.

Dhuna kishte lënë gati 150 mijë algjerianë të vdekur, disa prej të cilëve ishin zhdukur me forcë nga forcat e sigurisë.

Vendet e tjera në Afrikën Veriore kanë treguar se sundimi disa-dekadësh i një njeriu lë gjurmë të thella. Në Libi, familjarët, komshinjtë dhe shokët nuk i besonin njëri tjetrit nën sundimin 42 vjeçar të Muammar Gaddafit.

Dhe po i njëjti mosbesim, bile paranojë, është vërejtur edhe te algjerianët me presidentin sakat.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?