Porosia e ambasadorit amerikan: Investimet i tërhiqni me sundim të fuqishëm të ligjit

Porosia e ambasadorit amerikan: Investimet i tërhiqni me sundim të fuqishëm të ligjit

Sundimi më i fuqishëm i ligjit, një ekonomi më funksionale e tregut si dhe tregtia e papenguar rajonale përbëjnë shtegun e Kosovës për tërheqjen e investimeve amerikane dhe investimeve të tjera të huaja. Këto ishin konkluzionet kyçe të takimit të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, me udhëheqësinë e Odës Ekonomike […]

Kosnett i tha Bordit të Guvernatorëve dhe Drejtorit Ekzekutiv të Odës Amerikane se Ambasada është e lumtur të dëgjojë se prioritetet e saj për paqe, drejtësi dhe prosperitet janë edhe prioritete të qytetarëve të Kosovës gjithashtu.

Ambasadori theksoi se “Ambasada e SHBA-së përkrah Odën Amerikane në adresimin e çështjeve të sipërcekura, si dhe në kultivimin e bashkëpunimit ndërkufitar me Odat e tjera Amerikane në Ballkanin Perëndimor”.

Presidenti i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, Ilir Ibrahimi, informoi ambasadorin për prioritetet kyçe të Bordit, të cilat përfshijnë adresimin e çështjeve të lidhura me pasigurinë politike, popullizmin ekonomik, fuqizimin ekonomik të gruas, masat që duhen ndërmarrë për tërheqjen e investimeve të huaja, sundimin e ligjit, korrupsionin dhe zbatimin e kontratave.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, foli rreth aktiviteteve të organizatës që synojnë adresimin e çështjeve të sipërcekura dhe përmirësimin e prospekteve të Kosovës për më shumë investime amerikane.

Anëtarët e Bordit të Guvernatorëve prezantuan aspektet që ata i konsiderojnë si prioritete ekonomike për vendin, duke theksuar nevojën për më shumë dialog ndërmjet sektorit publik dhe privat.

Të gjithë pjesëmarrësit e takimit konkluduan se të gjitha çështjet me të cilat përballen investitorët e huaj dhe sektori privat në përgjithësi duhen zgjidhur përmes dialogut konsistent ndërmjet përfaqësuesve të sektorit publik dhe privat.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?